Kryeministrja serbe bën thirrje për festë!

547
Në një deklarim të Kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiç, ajo ka gjetur vend edhe për përballjen mes Skënderbeut dhe Partizanit të Beogradit në ndeshjet e Grupit B të UEFA Evropa Ligë. “Më duhet të them se, jemi shumë të lumtur për Partizanin, dhe akoma jemi duke festuar suksesin. Unë shpresoj që ndeshja të shkojë mirë, dhe dua t’i bëj thirrje kujtdo, që të festojmë. Sporti duhet të jetë rruga e parë që na bashkon”, kështu ka deklaruar dje në Ora News Kryeministrja serbe, duke lënë të kuptohet se dëshiron që kjo ndeshje të mos ketë të njëjtat probleme, edhe pse nuk siguron asgjë.
Sigal