FOTO/ Robin Krasniqi u shpall kampion bote në boks, ish e fejuara e uron publikisht

407
Sigal

Robin Krasniqi arriti mbrëmë të triumfojë në duelin kundër Dominic Boesel dhe të shpallet kampion bote.

Por, Krasniqin nuk ka harruar ta urojë as ish e fejuara e tij, Heidi Lushtaku. Modelja ka publikuar disa fotografi në rrjete sociale para fillimit të ndeshjes duke i uruar atij fat.

Ndërkohë që nuk ka fshehur as gëzimin pas fitores së tij, e cila ka publikuar një moment nga triumfi i boksierit.

Kujtojmë që dyshja konfirmoi ndarjen pas disa vitesh bashkë. Ishte Heidi, e cila përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale sqaroi se i kanë dhënë fund marrëdhënies në mënyrë paqësore.

“Vazhdoj ta çmoj si mik Robinin, sidomos familjen e tij e në veçanti nënën e tij, e cila më trajtoi sikurse vajzën e vet, e si e tillë duhet të shërbejë si model pozitiv për të gjitha vjehrrat shqiptare.

Këtë shkrim dëshiroj ta përfundoj duke i uruar përzemërsisht Robinit shumë sukses në pasionin e tij dhe realizim të të gjitha synimeve jetësore!”, shkruante ndër të tjera asokohe modelja.