Sigal

Piloti britanik Lewis Hamilton, 5 herë kampion bote, feston sot ditëlindjen e 34-t. Ja 34 kuriozitete nga historia e tij fantastike në Formula 1…

1 – Numri minimal i fitoreve sezonale, regjistruar në 2013, viti i tij i parë në Mercedes
2 – Numri i parë që ka mbajtur në një garë në Formula 1, përdorur në 2007 e 2010.
3 – Rezultati në Çmimin e parë të Madh, Australi 2007.
4 – Fitoret në vitin e parë në Formula 1: rekord për një debutues, ashtu si Jacques Villeneuve.
5 – herë kampion bote.
6 – Fitorja e parë erdhi pas 6 garave në karrierë.
7 – Ditët mes fitores së parë dhe të dytë në karrierë: USA 2007.
8 – Asnjëherë më shumë se 8 gara rresht pa fitore, në epokën Turbo/Hybrid.
9 – Numri maksimal i nisjes nga rreshti i parë në një cirkuit të vetëm (Montréal e Yas Marina).
10 – Distanca e viteve mes Botërorit të parë dhe atij të fundit (rekord si Schumacher).
11 – Rekordi i fitoreve sezonale (2014 e 2018).
12 – Kampionatet e zhvilluar në Formula 1, duke fituar të paktën një garë në çdo sezon.
13 – 13,18: mesatarja e pikëve për Çmim të Madh (Rekord absolut)
14 – herë në karrierë ka realizuar pole-fitore-xhiro e shpejtë brenda një gare. Më shumë ia ka dalë mbanë vetëm Schumacher.
15 – Numri i pole-position më shumë se Schumacher në renditjen e gjithë kohërave.
16 – herë rresht në podium, rekord: Monza 2014-Silverstone 2015.
17 – Rekordi i podiumeve sezonale, i arritur 3 herë: 2015, 2016, 2018

18 – mars 2007, dita e debutimit në Australi, direkt e në podium.
19 – Parakalimet ndaj kryesuesit të Çmimit të Madh në Formula 1.
20 – Numri i garave rresht me nisje nga rreshti i parë. Rekord: Belgjikë 2014-Itali 2015.
21 – Fitoret më shumë se Vettel. Kur nisi epoka Turbo/Hybrid ishte 17 fitore më pak
22 – vjeç, mosha kur debutoi në Formula 1.
23 – Mosha e titullit të parë botëror (2008).
24 – Pozicioni më i ulët i nisjes: Spanjë 2012. E mbyll në zonën e pikëve (8°).
25 – Tetor 2015: dita kur barazoi të madhin Ayrton Senna për tituj të fituar.
26 – Gara rresht pa pole: Nga Europa 2010 deri në Japoni 2011, periudha e tij më e keqe.
27 – nëntor 2016, dita më e hidhur: shoku i skuadrës Rosberg fitoi Botërorin.
28 – tetor 2018: barazon legjendarin Fangio për Botërorë të fituar, 5.
29 – Numri maksimal i parakalimeve të pësuar në një vit (2013).
30 – Cirkuitet në të cilët ka garuar në F1: në 26 pret tyre ka fituar.
31 – Fitoret e Mansell, britanikut më fitues para tij.
32 – ‘Pole’ të Mansell, britaniku me më shumë pole-position para Hamilton.
33 – Seria rekord e garave të mbyllura me pikë: Japoni 2016-Francë 2018.
34 – 100… e 34… janë pozicionimet e tij në podium.