Formacionet e mundshme për përballjen e parë në mes Napolit dhe Barcelonës në Ligën e Kmapionëve – dy skuadrat kanë disa mungesa

655
Sigal

Dy skuadrat do të kërkojnë fitoren për ndeshjen që fillon në ora 21:00 në ‘San Paolo’, mirëpo do të kenë disa mungesa në formacione.

Gennaro Gattuso për këtë ballafaqim do të jetë pa Kalidou Koulibalyn, Fernando Llorenten dhe Kevin Macuit, që janë të lënduar, derisa në dilemë është paraqitja e Elseid Hysajt dhe Arkadiusz Milik.

Në anën tjetër, Quique Setien nuk mund të llogarisë në lojtarët si, Jordi Alaba, Ousmane Dembele, Sergi Roberto dhe Luis Saurez, që janë po ashtu të lënduar.

Formacioni i mundshëm i Napolit: Ospina; Di Lorenzo, Manolas, Maksimovic, Rui; Ruiz, Demme, Zielinski; Politano, Milik, Insigne.

Formacioni i mundshëm i Barcelonës: Ter Stegen; Semedo, Pique, Lenglet, Firpo; de Jong, Busquets, Rakitic; Messi, Griezmann, Fati.