Flet Sneijder: Interi maja e karrierës, Mourinho ka qenë numri një!

283
Sigal

Pas vari këpucët në gozhdë, Wesley Sneijder ka publikuar një autobiografi në një libër, teksa një pjesë të rëndësishme në të zë edhe skuadra e Interit. Holandezi fitoi tripletë nën drejtimin e Jose Mourinhos, një aventurë që duket se i ka lënë shumë mbresa. “Periudha e Interit ka qenë thjeshtë më e mira në karrierën time me më shumë suksese. Me Mourinhon kemi pasur menjëherë një lidhje të ngushtë. Kam pasur disa trajnerë të zotë, mes tyre edhe Van Gaal që e vendos mes tri të parëve, por Mourinho ka qenë numri një. Si trajner shpresoj të bëhem një miks mes të dyve”, ka shkruar Sneijder.