Gjysma e dyqaneve në Berat ulin qepenat, nuk ka shitje

505
Sigal

Gjysma e dyqaneve në tregun industrial të Beratit ulin qepenat, tregtarët: Nuk ka shitje

Gjatë muajit prill, tregëtarët e Beratit dolën në protesë për të marrë pagën e luftës. Tashmë më shumë se gjysma e bizneseve në Tregun Industrial në Berat, janë detyruar  t’i vënë  “drynin” bizneseve  të tyre për shkak të mungesës  së shitjes. 180 biznese nga 320 që ka ky treg kanë shpallur falimentimin dhe dorëzuar dyqanet që përdornin prej vitesh për tregtim. Rihapja e Tregut  Industrial në Berat, pas pandemisë  Covid-19, është shoqëruar  me problematika të shumta  për tregtarët e këtij tregu, ku shitjet janë ulur me 50% dhe kjo edhe për shkak të mungesës  së transportit urban brenda qytetit.Tregtarët  ankohen se nuk ka fare lëvizje dhe se situata për ta është shumë e vështirë. Ata pohojnë se, pas hapjes së tregut pas pandemisë së koronavirusit, shitjet janë shumë të pakta, xhiro ka rënë fare, nuk ka pasur fuqi blerëse për momentin dhe dyqanet kanë falimentuar e janë mbyllur. “Kam më shumë se disa ditë pa shitur, xhirua ka rënë fare, njerëzit nuk vijnë dot për të blerë, sepse mungon transporti  urban, dyqanet kanë falimetuar dhe janë mbyllur”, -shprehen tregtarët.