Flet Maurizio Sarri: Me fat që do të luajmë në 3 kompeticione, në 3 momente të ndryshme

243
Sigal

Dy ditë para gjysmëfinales së kthimit të Kupës së Italisë, që shënon edhe rifillimin e futbollit në Itali, Maurizio Sarri ka folur për momentin e ekipit të tij. Strategu i Juventusit beson se mund të luftojnë në të tria frontet deri në fund

“Mendoj se të gjithë kemi patur fat. Do të luajmë për tri objektiva dhe mund ta bëjmë duke i ndarë nga njëri-tjetri. Kjo do të thotë se mund të përqendrojmë motivimin e duhur sa herë të jetë e nevojshme. Mund të jetë një avantazh”.

Ideja e përballimit të Kupës së Italisë, kampionatit dhe Champions league në tri momente të ndryshme, i pëlqen strategut toskan, i cili në një intervistë , ka folur edhe për rëndësinë që të mos nënvlerësohen kuqezinjtë.

“Ndeshjet kundër Milanit këtë vit, kanë qenë të vështirë, si në kampionat ashtu edhe në Kupë. Ndaj është një kundërshtar që na krijon vështirësi. Ndeshja e parë nuk të garanton asgjë. Të skualifikuarit të Milanit mund të bëjnë që ata të luajnë me një 11-she më kompetitive. Është një ndeshje me një rezultat të hapur”, deklaroi Sarri