Juventusi përgatit goditjen e dyfishtë në merkato, por duhen 90 milionë euro

229
Sigal

Juventusi, ndërkohë që këtë vit po lufton për një vend edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampioneve, po planifikon të ardhmen dhe ka vendosur rikthimin e Mois Kinit, 21 vjeç, në krye të listës së dëshirave.

Kanë nisur bisedimet me menaxherin Mino Raiola dhe Evertonin. Klubi anglez kërkon 50 milionë euro, por në këmbim mund të marrë edhe Merih Demiralin (me një vlerë të përafërt), një nga objektivat e mëdhenj të Karlo Ançelotit.

Drejtuesit bardhezinj ndërkohë po vëzhgojnë nga pranë edhe zhvillimet e mbrojtësit të Atalantës, Robin Gosens, i cili pëlqehet edhe nga Interi. Klubi bergamask e vlerëson 26- vjeçarin 40 milionë euro.