“Duhet përmbysje demokratike, jo rotacion”, Presidenti Ilir Meta: Nuk shoh asnje shans për mandat të 3-të të Edi Ramës

181
Sigal

Në vazhdim të intervistës, Presidenti Ilir Meta tha se, nuk kërkon thjesht rotacion në zgjedhjet e 25 prillit, por një përmbysje demokratike. Dhe gjithashtu thekson se, Edi Rama nuk ka asnjë shans për të fituar mandatin e tij të 3-të.

“Në zgjedhjet e 25 prillit si Presidenti i Republikës : Jam për përmbysje demokratike. Jam për referendum. Jam për të zgjedhur kandidatët vajza dhe djem me integritet, që do punojnë për këtë vend. Nuk shoh asnje shans për mandat të 3 të Edi Ramës”,- u shpreh Kreu i Shteti.

“Do të jem në Vlorë, gjatë procesit të numërimit  të votave.  Do te jem në Vlorë, që mos të ndodhi ‘tërmeti’. Do të jem në Vlorë,  që mos të vidhet asnjë votë e qytetarëve. Do të jem në Vlorë, që Kryetari i Bashkisë së Vlorës të bëje detyrën e tij dhe mos të pengohet në detyrën e tij. Do të jem në Vlorë, që mafia e ‘Astirit’ me Afrim Qendron të mos shantazhojë qytetarët për votat.”,- tha Presidenti i Republikës, duket e kthyer kështu Vlorën, në Qarkun më të rëndësishëm për zgjedhjet e 25 prillit.

“Zero, zero zero ka mundësi Edi Rama për një mandat të tret dhe për këtë më bind vetë paniku që ka Edi Rama. Individi që ka besim që është në një situatë favorizuese nuk bënë kurrë veprime të tilla të cilat sjellin efekt të kundërt. Ne kemi qenë në 1994 dëshmitar të referendumit që e bëri zoti Berisha, që i kishte të gjitha pushtetet dhe donte ti legalizonte pushtetet e tij. Entuziazmi që ishte në atë kohë nëpër mitingje ne i mbajmë mend shumë mirë, dhe në fund Berisha humbi sepse presioni nuk mund të jetë mjet i demokracisë.”, u shpreh Kreu i Shtetit duke krahasuar situatën e tanishme me humbjen e zgjedhjeve nga ish-Kryeministri Berisha në vitin 1994.