LSI Elbasan, Ermir Gjinishi: Ambasadorja Kim e tha shqeto dhe qartë fare, “Rilindja” është një bandë kriminelësh

224
Sigal

Kandidati për deputet i  Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Elbasanit, Ermir Gjinishi thekson se mesazhi i ambasadores amerikane në vendin tonë, Yuri Kim, ishte krejtësisht i qartë.

“Shqeto fare! Rilindja është një bandë kriminelësh.
Tashmë që kanë mbetur vetëm 10 ditë nga zgjedhjet e 25 Prillit, sekti i rilindjes me bandat e tij, i është vërsulur popullit me të gjitha mënyrat për ti grabitur votën, me shpresën se do ti poshtërojë akoma edhe 4 vite te tjera.”,- shprehet Gjinishi me anë të një postimi të shpërndarë në rrjetet sociale.

Postimi i tij i plotë

Shqeto dhe qartë!
Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim, u shpreh dje: “Nëse doni ndryshim, votoni për ndryshimin. Nëse doni kriminelë, votoni për kriminelë.”
Shqeto fare! Rilindja është një bandë kriminelësh.
Tashmë që kanë mbetur vetëm 10 ditë nga zgjedhjet e 25 Prillit, sekti i rilindjes me bandat e tij, i është vërsulur popullit me të gjitha mënyrat për ti grabitur votën, me shpresën se do ti poshtërojë akoma edhe 4 vite te tjera.
Në Elbasanan, bandat e regjimit të krimit, nën drejtimin e Taulant Ballës, vijojnë me shantazhe, kërcënime dhe blerje votash.
Qartë fare!
Sekti i Edvin Ramës është një organizatë kriminale që ka instaluar regjimin e terrorit.
Nuk ju ka frikë kush!
Elbasani, si e gjithë Shqipëria, do ti japi  fund epokës 8 vjeçare të krimit, korrupsionit dhe kapjes së shtetit.
Elbasani i përket qytetarisë.
#Elbasani shtëpia juaj