Mr. Blair dhe Miliarderi që nuk mund të qëndrojnë pa ndërhyrë në “Punët” e kombeve të tjera

629
Sigal

By Guy Adams for the Daily Mail

Guy Adams heton si George Soros është duke përdorur pasurinë e tij për të manipuluar politikën në të gjithë globin si një përfitim i të qenit një nga burrat më te pasur në botë dhe mendon që mund të blejë me para çdo gjë – nga shtëpitë, tek makinat, jahtet, avionët privatë – dhe, të mos harrojmë, politikanët.

Kështu po ndodh që kur George Soros vendosi të ndihmojë Presidentin e një vendi të varfëruar si ai i Afrikës Perëndimore dhe hodhi themelet e tij, ai u zotua për të paguar para të mëdha për të siguruar ndihmën e rregullt të një njeriu, Tony Blair.

Të dhënat Financiare të prodhuara nga Fondacioni i shoqërisë së hapur të miliarderëve jo fitimprurës amerikano-hungareze tregojnë se në vitin 2012 janë shpenzuar $ 601,753 (£ 429,000) për punësimin e Blair dhe ndihmësit e tij për të ndihmuar udhëheqësit e Guineas për “të menaxhuar dhe ekzekutuar ambiciet e agjendës së reformës së tij në mënyrë efektive”. Paraja i ishte paguar bamirësisë personale së Blair, qeverisjes në Afrikë në këmbim, që Soros shok i ngushtë (dhe Presidenti i Guineas) dhe Alpha Conde të merrnin këshilla shumë të paçmuara për qeverisjen, duke sjellë plagosjen dhe vdekjen e shumë individëve.

“Ne jemi duke e humbur betejën e komunikimit, pjesërisht sepse qeveria ka qëndruar në heshtje javët e fundit”, u tha nga stafi i ekipit të Blair në 2013-n. Ata sugjeruan që ai “të krijojë një teknikë të re bashkëbisedimi që të tregojë, se ai ka qenë gjithmonë i hapur për bisedime dhe një proces demokratik dhe dialog”. Në një rast tjetër, Blair personalisht ka kontaktuar Hillary Clinton, e cila ishte atëherë Sekretare e shtetit, duke i kërkuar që ta ndihmojë të bindë Fondin Monetar ndërkombëtar (FMN) për të shpejtuar lëvizjet për lehtësimin e borxhit Kombëtar të Guinea-s, bamirësi ku po ndihmohet Presidentit i Guineas me anë të Fondacionit Soros.

Blair i tha Zonjës Klinton në një konferencë në shkurt 2012, se ndihma Financiare do të bëjë një ndryshim të madh që nga zgjedhjet Presidenciale në fillim të verës… “Çdo mbështetje do të jetë e mirëpritur.” Zonja Klinton i shkroi një kërkesë dashamirëse Blair për thesarin zyrtar dhe sugjeroi që Soros personalisht të telefononte sekretarin Timothy Geithner për të parë, nëse gjërat mund të zgjidheshin lehtësisht.

Për disa muaj ky rrjet solli në jetë projektet e para. IMF shkroi një çek prej 1.2 bilionë dollarësh për borxhin e Guineas, jo shumë vonë pasi Presidenti Conde u rizgjodh në detyrë me sukses. Duke paguar borxhet e Blair, Soros gjithashtu i siguroi vetes një rol në zgjedhjen e presidentit më parë duke i siguruar atij takime të rëndësishme që do ta ndihmonin në zgjedhjet e ardhshme, duke e vënë veten pothuajse në një pozicion negociatori për qeverinë e Guineas.

Gjithashtu, në një mënyrë informale ai duket se ka përfaqësuar në Londër presidentin Conde po atë vit, me një firmë braziliane që merret me të mirat që ndodhen nën tokë e që kishte interes të punonte në territorin afrikan. Ekzekutivet e kësaj kompanie pohuan se iu ishte kërkuar nga Soros të investonin 250 milionë dollar në qeverinë e Guineas në mënyrë që të merrnin leje për të zhvilluar punimet e tyre në këtë territor.

Një mesazh ky që jepte Soros, duke lënë të nënkuptonte se populli i Guineas donte të shkatërronte vendin e tij. Clinton u ankua se ai nuk kishte të drejtë të fliste në emrin e tyre. Këto dhe episode të tjera intriguese pritet të diskutohen gjerësisht në dhomat e gjykatave të New York-ut. Në qendër të saj është një diamant izraelit i quajtur Beniamin Steinmetz, i cili pretendon se gjatë viteve të para të pushtetit të Conde, Soros komplotoi të merrte pushtet absolut mbi minierat në Afrikë.

Steinmetz thotë, se ai financoi një grup të caktuar për të udhëhequr fushatën e Conde-s dhe tani në shkëmbim ai pret një shumë prej 10 bilionë dollarësh. Soros në anën tjetër i mohon kategorikisht këto akuza, duke thënë se Steinmetz ka qenë i akuzuar nga qeveria e Guineas për korrupsion prandaj ai do të hedhë baltë mbi emrin e tij. Në këto episode duket se asnjëra palë nuk është e pafajshme plotësisht ose po thotë të vërtetën.

Por më e rëndësishme se të vërtetat dhe gabimet, është që George Soros po përdor fuqinë e tij si influencues në botë, për të arritur qëllime dhe përshpejtuar gjërat që ndodhin. Jo më kot gjeniu 87 vjeçar ia ka dalë të jetë i 29-ti në listën e njerëzve më të pasur në botë, i njohur për aftësitë e tij dhe influencën nga miqtë dhe armiqtë.

Javën e kaluar doli se Soros dhuroi mbi 500.000 Paund për shkëputjen e Britanisë nga bashkimi evropian dhe me anë të kësaj synoi të rrëzojë qeverinë e Thereses. Në Angli Soros është i njohur si njeriu që solli një kolaps në ekonominë angleze. Sidoqoftë në vendet e tjera ai njihet për investimet e mëdha në fusha të ndryshme dhe për mirëqenien e madhe që zotëron.

Ai i ndjek fushatat e ndryshme nëpërmjet fondacionit të “Shoqërisë së Hapur” duke punësuar 1600 punonjës dhe 43 degë të ndryshme. Një nga nismat që ai po kërkon të ndërmarrë është hapja e një banke në Londër që kërkon të sjellë një frymë të re demokracie dhe gjithë përfshirjeje të popullit, fondet e së cilës arrijnë në 25 miliardë dollarë, shumë e cila pritet të rritet dhe thuhet se ka fuqi të prishë e të hedhë poshtë, në vend që të ndërtojë dhe punojë për konceptin e demokracisë që njohim sot.

Për shembull duke mbështetur individë si presidenti i Guineas, ai lë të kuptohet se cilën anë të politikes mbështet. Edhe pse motivet e tij nuk dëgjohen nga shumë vlen për t’u përmendur që fuqitë e tij kthejnë vendime të rëndësishme në parlament dhe mund të ndikojnë në çështje rrënjësore në botë. Ndërkohë edhe pse dashuria e Soros për Bashkimin Evropian gjendet në zemrën e tij, ai gjithashtu ka një interes personal shumë të madh që e shtyn të merret më thellë me këto çështje.

Në vitet e fundit ai ka qenë një aleat i rëndësishëm në çështjet për emigrantët, drogën, të drejtat e njeriut dhe fjalën e lirë. Marrëdhënia midis organizatave të tij dhe Brukselit u zbulua vitin e kaluar, me rrjedhjen e një dokumenti prej 177 faqesh të përgatitur për “Shoqërinë e Hapur” duke lobuar kompaninë Kumquat Consulting. Të titulluar “Aleatët e Besueshëm në Parlamentin Evropian”, përmbante një listë prej 226 deputetësh, të cilët mendohet se i kanë dhënë provat për mbështetjen dhe avancimin e agjendës së organizatave të Sorosit.

“Prania e një deputeti në këtë hartë tregon se ata kanë gjasa të mbështesin punën e Shoqërisë së Hapur”, thuhet në dokument. “Shoqëria e hapur duhet të kërkojë të ndërtojë marrëdhënie të qëndrueshme dhe të besueshme me këta ligjvënës evropianë”. Lista përfshinte atë që autorët e saj e konsideronin aleatët më të besueshëm në mesin e 73 deputetëve të Britanisë së Madhe. Midis tyre ishte Martina Anderson, Sinn Fein, një ish-anëtar i IRA-së i cili kreu 12 vjet burg për krime terroriste përpara se të lirohej nëpërmjet Marrëveshjes së Premtes së Mirë. Dokumenti i Shoqërisë së Hapur vëren me mirënjohje, se ajo është “e interesuar për autonominë rajonale, liritë civile, të drejtat e njeriut, të drejtat e të gjitha pakicave. . . konflikti izraelito-palestinez dhe çështjet e punësimit”.

Dhjetë anëtarët e parlamentit të punës në listë (ka edhe gjashtë Tories, një Lib Dem dhe dy të Gjelbrit) përfshijnë Claude Moraes, i cili quhet “aktor i pashmangshëm për liritë civile, drejtësinë dhe punët e brendshme” të cilët mund të duken të lehtë për të fituar por do të kërkojë angazhim të gjerë për të siguruar që angazhimet të ndiqen në mënyrë efektive ‘. Përsëri, vetë ekzistenca e një liste të tillë i ndan mendimet në dy pjesë. Disa mund të thonë se ajo është pjesë e një operacioni lobimi të mirë-drejtuar që çdo organizatë e fushatës profesionale do të ishte krenare.

Megjithatë, kritikët argumentojnë se kjo tregon një dëshirë të sëmurë për të ndikuar te deputetët që gjoja janë zgjedhur për t’i shërbyer popullit të kombeve të tyre, në vend që të përfaqësojnë interesat si manar të një miliarderi të huaj. Njëlloj problematik, në një kontekst të tillë ishte një dokument i dytë i brendshëm, i cili u zbulua në vitin 2016, duke përshkruar se si Shoqëria e Hapur kohët e fundit kishte kërkuar të avanconte agjendën e saj në Moldavi duke shpenzuar 141,750 dollarë për mbështetjen e kryeministrit Leanca.

Memorandumi vuri në dukje se Leanca është një ish-anëtar i bordit të Fondacionit Soros të Moldavisë. Më tej u zbulua se Shoqëria e Hapur po financonte në heshtje 4 nga këshilluesit kryesorë të kësaj aleance, një nga këta ishte drejtori i kësaj aleance dhe tjetri një mbështetës i vjetër i Soros. Ndërkohë qeveria Moldave kërkonte ndihmë kundër Rusisë së Vladimir Putin.

Metodat që Soros ndoqi për këtë çështje mbeten për t’u diskutuar. Sepse është kundër ligjit moldav për ndihmësit e një kryeministri t’iu paguhen pagat e tyre nga një organizatë e palës së tretë. Si rezultat, thuhet në dokument, u zbulua një mënyrë për të anashkaluar rregullat: “Këshilltarët do të paguhen si konsulentë hulumtimi brenda një projekti të drejtuar nga një program gjerman”. Për kritikët, gjimnastika të tilla financiare duken se janë të kundërta me frymën (nëse jo me letrën) e ligjit të Moldavisë.

Dhe, përsëri, shkalla e ndikimit që ata duket se i kanë dhënë Shoqërisë së Hapur mbi një qeveri të zgjedhur ngre pyetje, nëse demokracia është e përmbysur. Sorosi mund, më shumë kuptueshmëri, të argumentojë se fundi justifikon mjetet. Sepse jeta e ka bërë të dyshimtë për qeveritë autoritare në Rusi dhe vende të tjera – dhe dëshirojnë të mbështesin kundërshtarët e tyre.

I lindur në Hungari në vitin 1930, ai u rrit së pari nën regjimin nazist, më pas, atë të regjimit komunist pas Luftës, përpara se të ikte në Mbretërinë e Bashkuar qe 17 vjeç. Pasi ndoqi London SCHOOL për ekonomi, ai filloi të punoje në qytetin e Londrës dhe pastaj në Wall Street, duke fituar shpejt një reputacion si një investitor jashtëzakonisht i talentuar, me një talent për parashikimin ne trendet ekonomike dhe hamendje të fuqishme në baste të ndryshme në ekonomi.

Në 1973, ai filloi një investim të fortë, me menaxhimin e fondeve, dhe nga vitet tetëdhjetë kishte fituar miliardin e tij të parë. Rreth të njëjtës kohë ai filloi duke i dhënë qeverive para të thata në dorë,duke nxjerrë në pah kështu qëllimet e tij të vërteta në jetë. Më pas ai u angazhua në nisma bamirëse duke ndihmuar studentë në shumë vende të botës, legalizimin e mariuanës, legalizimin e abortit në shumë vende të Amerikës. Më pas në vitin 2000, ai filloi financimet në parti politike, duke u munduar pa sukses të largojë Xhorxh Bush nga pushteti, për t’ia dhënë këtë karrige Barack Obamës dhe Hillary Clinton.

Ai gjithashtu pranon se ka një vetëbesim shumë të lartë, duke e quajtur veten një lloj zoti. Që na çon tek çështja me Steinmetz, i cili nga një njeri me një biznes familjar, u kthye në njeriun e dytë më të pasur në Izrael, gjë që Soros nuk mund ta lejonte. Conte nënshkroi një marrëveshje me Steinmetz për minierat, por dy javë pas kësaj marrëveshjeje Conte vdiq. Kur Alpha Conde erdhi në pushtet dy vjet më vonë, ai vendosi, me mbështetjen e Soros, për të rishikuar minierat që ishin goditur nga paraardhësi i tij.

Gjatë këtij procesi, humbi të drejtat mbi këtë çështje, mes akuzave se ajo i kishte fituar fillimisht ato nga dhënia ryshfet të afërmve të Contes, në para, në makina, shtëpi e shumë të mira të tjera. Firma i ka mohuar akuza të tilla, duke thënë se çdo fjalë është shpifje, e cila po bëhet për hakmarrje, dhe Steinmetz gjithashtu ka deklaruar në gjyq se Soros ka shpenzuar 40-50 dollarë nga xhepi i tij për të shkatërruar Steinmetz. “Ai është i çmendur, deklaron Steinmetz. Soros, nga ana e tij, i tha një intervistuesi në vitin 2012: ‘Unë nuk e kam takuar z. Steinmetz ,as kam folur ndonjëherë me të. Unë nuk kam asnjë ndjenjë personale kundër tij”. Zëdhënësi i tij e ka quajtur të gjithë padinë (e cila akuzon Sorosin për ‘mashtrim, paligjshmëri, shpifje dhe sjellje të keqe penale’) një ‘marifet PR’.

Në faza të ndryshme, beteja më e gjerë ligjore, e cila është ndezur që nga viti 2013, ka qenë e kushtueshme për të dy palët. Steinmetz u vendos shkurtimisht në arrest shtëpiak në Izrael vitin e kaluar, ndërsa hetimet e ryshfetit Guinean u hetuan, ndërsa një ish-bashkëpunëtor u burgos në SHBA për dy vjet – pas një vrasjeje të FBI-së – pas pranimit të korrupsionit në lidhje me këtë çështje. Ndërkohë, njeriu i djathtë i Sorosit, Lord Malloch-Brown, një ish-ministër i Punës, i cili është shumë i përfshirë në fushatën e tij kundër Brexit, pësoi një humbje të kushtueshme ligjore në 2013 pasi Steinmetz e akuzoi atë për spiunazh industrial.

Një firmë e madhe lobimi që punësoi kolegët britanikë kishte bërë më parë tituj të shëmtuar për Steinmetz duke i sjellë rënie kompanisë së tij minerare BSG. Si klient. Steinmetz pretendoi se Malloch-Brown orkestroi këtë lëvizje me urdhër të Soros, si pjesë e një fushate të ndarjes.

Malloch-Brown dhe firma lobuese përfundimisht u vendosën jashtë gjykatës, duke paguar kompensim prej £ 72,000 së bashku me shpenzimet ligjore, të cilat thuhet se kanë arritur në gjashtë shifra më shumë. Malloch-Brown nuk e pranoi keqbërjen, por zëdhënësi i Steinmetz u tha gazetarëve: ‘Kur paguheni për të këshilluar njerëzit. . . ju nuk duhet të vidhni informacion rreth tyre për armiqtë e tyre. ‘ Kjo pikëpamje tani i vendos gjërat mirë për masën 10 miliardë dollarëshe midis firmës minerare Steinmetz dhe Soros, e cila në nëntor u pezullua nga një gjykatës i New York-ut deri në përfundimin e procesit gjyqësor në Paris.

Pritet që të kthehet në gjykatë më vonë këtë vit. Nëse një gjykim i plotë do të ndodhë, juria do të citojë paragrafin e parë të padisë, të pyetet nëse ata pajtohen me Steinmetz se: “George Soros epitomizes në shekullin e 21-të atë që [historiani] Lord Acton vëzhgoi dy shekuj më parë: tenton të korruptohet. Fuqia absolute korrupton absolutisht.

( https://www.dailymail.co.uk/news/article-5402339/Tony-Blair-links-George-Soros.html )