Sigal

Samsung ka zgjeruar linjën e monitorëve të lojërave, të harkuar me ekranin 27-inç kompatibël me 240HzG-SYNC, për një eksperiencë të gjallë për lojra të shpejta aksioni.

Samsung Electronics prezantoi sot monitorin e saj më të ri 27-inç CRG5 (C27RG5), monitorin për lojra, më të fundit në linjën e monitorëve të harkuar. CRG5 shfaq funskione të reja novatore gjatë lojës duke përfshirë kalim të shpejtë të frekuencave 240Hz dhe kompatibilitet NVIDIA G-SYNC, duke siguruar një kombinim të fuqishëm të cilësisë dhe shpejtësisë së imazhit gjatë lojës.

CRG5 27-inç ofron një kurbë të ekranit a1500R të kombinuar me një shpejtësi rifreskimi nëpërmjet teknologjisë 240Hz RapidCurve ™, duke eliminuar vonesat e monitorit dhe duke shfaqur skenat rrjedhshëm për një eksperiencë vërtet të mrekullueshme.

 

Monitori është çertifikuar nga NVIDIA për të arritur standartet e  performancën dhe imazhit, kërkesat e cilësisë të pajtueshme me G-SYNC që siguron një eksperiencë të shkëlqyer loje, e gjitha në rezolucion të plotë HD (1920×1080).

 

Monitori ka një të zezë më të thellë dhe një të bardhë më të ndritshëm me një raport kontrasti 3000: 1, duke ofruar detaje figure, madje edhe në pjesët më të nditshme dhe më të errëta të një loje. CRG5 ka një panel të harkuar vertikal (VA), duke ofruar një eksperiencë sa më të gjallë të lojrave me kënd të gjerë shikimi.

Dizajni minimal i CRG5 ofron një ekran gati cep-më-cep në  tre anë të saj dhe një platformë ergonomike për të ndihmuar lojtarët të shijojnë rehatinë gjatë lojës. Lojtarët mund të krijojnë struktura të gatshme për çdo zhaner të lojrave me anë të një menuje digjitale dhe gjithashtu të krijojnë deri në tre profile të ndara të ekranit për të kaluar lehtë nga njëra tek tjetra.

Monitori i ri i lojrave i harkuar i bashkohet linjës së plotë të ekraneve të lojrave të Samsung, duke përfshirë edhe novacionin më të ri 49-inç të CRG9.