‘Me dashuri apo shkesi’, Kryemadhi: PS u bë sebep, PS do bëhet sebep që socialistët të votojnë LSI në 25 prill

192
Sigal

Në vazhdim të emision e pyetur nga gazetarët, sesi është martuar me Ilir Metën, Kryetarja e LSI është shprehu se janë martuar me dashuri.

Pjesë nga fjalët e Monika Kryemadhit: 

Jeni martuar me mblesëri apo me dashuri?
Jemi puthur në fshehtësi por dhe jemi dashuruar nuk jemi martuar me mblesëri. Por nuk mendoj që kjo është gjë shumë e rëndësishme tani, kur kalamajtë na janë bërë nga 20 e ca vjeç e kusur.
Po që është bërë sebep PS-ja, nuk ka ndonjë gjë nga ana jote tani?
Normal që sebep është bërë PS-ja, sepse kemi qenë anëtarë të Partisë Socialiste. Po përsëri sebep do të jetë PS-ja që më 25 prill socialistët të votojnë LSI-në.
Edhe të forcohet më shumë dashuria…
Absolutisht. Dashuria tek LSI-ja, se me Kushtetuta është e pavarur.
Do martoheshe sot prapë me Ilir Metën ti?
Këto pyetje nuk bëhen në periudhë fushatash elektorale. Se në periudhë fushatash elektorale, në 17 fushata që kam bërë me Ilir Metën, 17 herë jam dënuar me pushkatim, me varje në litar, me burgim të përjetshëm. Kështu që në periudhë fushatash nuk pyetet për dashuri. Aq më shumë 10 ditë para.