Buffon nuk dorëzohet: Dua të luaj përsëri, ndoshta edhe dy sezone…

672
Një fundjavë plot surpriza në Seria A, e cila u përshkua nga jubileu i Gianluigi Buffon, që festoi 40-vjetorin, duke marrë mesazhe urimi nga shumë yje të futbollit europian dhe ish-shokët.
Pas darkës së organizuar për të festuar me partneren dhe familjen e tij, portieri i Juventusit ka zbuluar ndjenjat personale në lidhje me të ardhmen, siç është raportuar nga “Tuttosport”: “Ndjehem mirë për të luajtur një sezon më shumë, ndoshta edhe dy. Dua të më shihni në fushë përsëri, sezonin e ardhshëm”.
Mesazhi për klubin bardhezi është i qartë. Kontrata e legjendës së Juventusit skadon në qershor të vitit 2018, por porta e “Zonjës së Vjetër” tashmë është dorëzuar në duart e trashëgimtarit Szczesny. Tani mbetet për të kuptuar nëse klubi do të jetë i gatshëm të ofrojë një kontratë të re dhe nëse kapiteni do të pranojë një rol të margjinalizuar, ndërsa vazhdon ende ndjekjen e ëndrrës së Ligës së Kampionëve, e cila deri më sot mungon në “palmaresin” e portierit.
Sigal