Tatimet: Ja ku mund të plotësoni formularin për të marrë automatikisht “pagën e luftës”

392
Sigal

Prej 5 qershorit ka përfunduar afati për aplikimin për pagën e luftës 40 mijë lekë nga paketa e dytë ekonomike por Drejtoria e Tatimeve ka publikuar sot linkun ku të gjithë përfituesit mund të plotësojnë për ta marrë automatikisht.

Ky link sipas Drejtorisë së Tatimeve, është për ata që nuk kanë përfituar pagën e luftës pasi janë larguar nga puna dhe punëdhënësi nuk ka aplikuar për të.

Deri në 5 qershor punëdhënësit kishin afat të aplikonin për punonjësit e larguar nga puna, por përsëri Drejtoria e Tatimeve ka zhbllokuar këtë ngërç duke i dhënë tashmë vetë individëve mundësinë të plotësojnë formularin dhe ta marrin atë automatikisht.

Në një reagim, Tatimet shkruajnë:

Njoftim për individët përfitues sipas Paketës 2, për plotësim të të dhënave të llogarisë bankare

Në përfundim të këtij afati, Administrata Tatimore informon të gjithë individët të cilët janë përfitues sipas VKM të sipërpërmendur, por që nuk e kanë marrë masën e përfitimit prej 40.000 lekësh, pasi punëdhëni i tyre nuk e ka plotësuar Kërkesën për përfitim të ndihmës financiare, se mund të verifikojnë të dhënat e tyre në listën bashkëngjitur këtij njoftimi.

Administrata Tatimore fton të gjithë individët e interesuar të verifikojnë të dhënat e tyre në listën bashkëngjitur dhe të plotësojnë menjëherë formularin e të dhënave bankare për të mundësuar sa më shpejt kalimin e ndihmës financiare në llogarinë e tyre.