Fitore në frymën e fundit, El Sharaui i jep tre pikët Romës përballë Monzës

41
Sigal

Roma ka mundur vetëm në frymën e fundit Monzën brenda në “Olimpico”, duke shkuar në tre fitore radhazi dhe duke i dhënë një “shkelm” të fortë krizës.

Miqtë provuan të rrezikonin portën e verdhekuqve, por pas daljes me karton të kuq të D’Ambrozios, u detyruan të mbronin.

Ishin më pas vendasit që provuan për të gjetur golin, por Di Gregorio dhe shtylla i erdhën në ndihmë Monzës, deri në minutën e 90’, kur Stefan El Sharaui ndëshkoi miqtë.

Kështu Roma ngjitet në vendin e gjashtë, për të luftuar për objektivin që ka.

REZULTATI:

ROMA 1-0 MONZA

El Sharaui 90′.