Euro 2020, trajneri i Kosovës optimist: Kam besim te ekipi im!

446
Sigal

Pas shortit për eliminatorët e Euro 2020-ës ka reaguar edhe trajneri i Kosovës, Bernhard Challandes, i cili  me optimizëm ka shprehur besim te skuadra që drejton.

“Nuk është grup i lehtë, por ne jemi Kosova. Nuk mund të mendojmë se jemi në një grup të lehtë pasi Anglia është skuadër shumë e fortë dhe këtë e dimë.

Por me skuadrat e tjera është e mundur, kam besim në ekipin tim, i cili është shumë mirë para ndeshjes me Maqedoninë”, ka thënë trajneri.

Kosova do të jetë për herë të parë pjesë e kampionatit Europian. Gjatë shortit të mbajtur sot në Dublin, Kosova u listua në një grup me Anglinë, për eliminatoret e vlefshme të Euro 2020.