Vardari humb terren, Shkëndija mposht Renovën dhe shpallet kampione e dimrit

446
Sigal

Pas disfatës befasuese në mesjavë, Shkëndija e Tetovës është rikthyer te fitorja në kampionat. Kuqezinjtë kaluan pa shumë probleme Renovën 3-0, duke treguar dhe njëherë synimet e këtij sezoni.

Nafiu zhbllokoi rezultatin pas 23 minutash lojë, ndërkohë që Bojku dhe Imeri vulosën rezultatin përfundimtar në 3-0. Me këtë fitore Shkëndija renditet në krye të klasifikimit me 40 pikë, duke u shpallur në këtë mënyrë edhe kampioni i dimrit. Ndërkohë Revona mban vendin e 7-të me 21 pikë.

Vardari i vendit të dytë nuk ka shkuar më shumë se një barazim 0-0 në fushën e Akademija Pandev, duke thelluar në +5 distancën me kreun.