Pas ndarjes me gruan, këngëtari nis “gjuetinë” me një prej Kardashianëve

225
Kourtney Kardashian struts her stuff while on vacation in Cabo. 26 Aug 2018 Pictured: Kourntye Kardashian. Photo credit: Clasos/MEGA TheMegaAgency.com +1 888 505 6342

Këngëtari i njohur, Liam Payne ka vetëm pak kohë që është ndarë nga Cheryl, me të cilën ka dhe një djalë.

Duket se ai ka nisur sërish gjuetinë dhe këtë herë ia ka hedhur “grepin” më të madhes së Kardashianëve.

Liam ka bërë një koment flirtues në një fotografi të Kourtney duke shtuar spekulimet se shumë shpejt do nisë një lidhje mes tyre.

“Ajo i pëlqen djemtë e rinj dhe pyetja e parë e saj pasi pa komentin ishte, ‘Sa vjec është ai?’ Kourtney mendon se Liam është shumë tërheqës dhe është e hapur për një takim me të. Nëse ai do ta pyeste ajo do të thotë menjëherë po”, tha një burim pranë saj për ‘HollywoodLife’.

Mbetet për tu parë nëse një lidhje e re do nisë në botën e showbizit.