Fitore në dëborë, Teuta mposht Skënderbeun dhe hedh një hap të madh drejt gjysmëfinaleve

173
Sigal

Teuta ka hedhur një hap drejt kalimit në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, pasi mposhti në transfertë Skënderbeun me rezultatin minimal 0-1.

Sfida u luajt në një terren të mbuluar nga bardhësia e dëborës, teksa u zgjidh nga një gol i Rubin Hebajt në minutën e 61-të.

Sakaq, vlen të theksohet se durrsakët lejnë pas humbjet radhazi dhe tashmë në debutimin për herë të dytë të trajnerit Renato Arapi, rikthehen pas një muaji te fitoret .

Çerekfinalja e dytë e Kupës së Shqipërisë mes Teutës dhe Durrësit në Niko Dovana më 9 shkurt.