Ramos ndryshon skuadër, por jo kampionat. Zbulohet takimi i fshehtë me rivalët e Realit (FOTO)

210
Sigal

E ardhmja e Serxhio Ramos duket larg skuadrës së Real Madrid, teksa 35 vjeçari ka kohë që është vënë në kërkim të një skuadre të re.

Sipas një imazhi të publikuar nga mediat spanjolle, vëllai i Serxhio Ramos është takuar me drejtorin sportive të Seviljas, Monkin.

Menjëherë janë ngritur hipotezat për një rikthim të 35 vjeçarit në radhët e andaluzianëve, skuadër nga e cila ka dalë si futbollist para se të transferohej tek Real Madrid.

Fotoja e publikuar ka bërë xhiron e rrjetit duke aluduar shumë mbi të ardhmen e Ramosit.