“Finalja” e Nations League ndaj Ukrainës, titullarët e Shqipërisë

117
Sigal

Shqipëria mat forcat me Ukrainën në orën 20.45, në kuadër të sfidës së fundit të Nations League. Si trajneri i kuqezinjve Sylvinho, ashtu edhe homologu Rebrov, kanë bërë publike formacionet. Nga minuta e parë luajnë më të mirët, pasi bëhet fjalë për një ndeshje të rëndësishme.

Mirlind Daku rikthehet nga pezullimi dhe është menjëherë në 11-shen titullare, duke marrë vendin e Tuci. Në lojë do jetë edhe Muçi, ndërsa siç shihet, Asani ka hedhur pas shpine problemet fizike.

Ekipi i Sylvinhos deri më tani ka grumbulluar 7 pikë dhe është në vendin e 3-të. Ukraina mbyll klasifikimin, me 5 pikë të grumbulluara. Ndeshja do të gjykohet nga portugezi Pinheiro J.

Shqipëria: Strakosha, Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Asani, Muçi, Daku.

Ukraina:Trubin, Mykolenko, Matviyenko, Zabarnyi, Konoplia, Kaliuzhnyi, Sudakov, Zinchenko, Hutsuliak, Mudryk, Yaremchuk.