“Festival” golash në Katar, Portugalia e Ronaldos mposht Ganën

86
Sigal

Portugalia dhe Gana luajtën në “Stadium 974” sfidën e vlefshme për Grupin H të Botërorit të Katarit.

Portugezët fituan me rezultatin 3-2, duke siguruar tri pikët e para në grup. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, edhe pse Ronaldo shënoi, por goli i tij u anulua për një faull ndaj kundërshtarit.

Në pjesën e dytë shpërthejnë golat. Në minutën e 64-t, Cristiano Ronaldo fiton një penallti, të cilën e ekzekuton vetë, duke zhbllokuar rezultatin, 1-0 për Portugalinë, shkruan Syri.net.

Gana reagon mjaft shpejt dhe në të 73’ Ayew barazon shifrat 1-1. Por, sërish Portugalia rikthen avantazhin, madje duke realizuar dy herë radhazi. Në minutën e 78-të Joao Felix kalon portugezët në avantazh 2-1, ndërsa për të tretin mendon Rafael Leao (80’).

Gana shkurton diferencën e golave në 3-2 me anë të Bukari (89’), por që i vlen sa për të vulosur rezultatin përfundimtar 3-2.