Nga Tivari në Fier, si u kap kokaina mes plehut kimik, trafikantët tre muaj nën vëzhgim

49
Sigal

Një bashkëpunim i DEA-s amerikane, SPAK dhe policisë malazeze ka zbuluar një sasi prej 400 kg pleh kimik të përzier me kokaine. Mësohet se sasia në fjalë ka ardhur nga Mali i Zi drejt Shqipërisë.

Deri tani janë arrestuar 15 persona, katër prej të cilëve në Tiranë. Të arrestuarit janë mbajtur nën vëzhgim dhe janë përgjuar prej disa kohësh.

Ndërkohë, në laboratorin që u zbulua në fshatin Fratar të Fierit janë kapur edhe 2 kallashnikov, një shotgun dhe një çifte.

Burime bëjnë me dije se sasia e drogës ka mbërritur në portin e Tivarit, prej ku është transportuar në Fier. Prej së paku tre muajsh personat e përfshirë janë mbajtur nën përgjim, ndërsa sot është ndërhyrë.