Fejohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez

721
Sigal

Cristiano Ronaldo raportohet se i ka kërkuar Georgina Rodriguez të martohet me të.

Dhe bukuroshja spanjolle iu është përgjigjur ‘po’.

Gazeta portugeze Correio da Manha, raporton se modelja ka filluar të provojë fustanet e nusërisë.

Georgina dhe Ronaldo janë parë duke i vendosur unazën njëri-tjetrit gjatë një darke romantike në Londër.

“Cristiano i ka kërkuar tashmë Gio që të martohet me të dhe dasma do të zhvillohet, por pak njerëz i dinë detajet. Gjithçka që dihet këtë moment është se ajo ka provuar tashmë disa fustane,”-raporton Correio da Manha.

Gjatë darkës në Zela, modelja u pa me unazën e diamantit në dorën e majtë.

Edhe gjatë verës çifti shkaktoi thashetheme se ishin fejuar, kur Georgina u fotografua me një unazë diamanti me vlerë 615.000 paund.

Çifti u takua në qershor 2016 në një dyqan me veshje Gucci në Madrid, ku Geo punonte si shitëse ndërsa Cristiano hyri për të blerë rroba.

Ata jetojë së bashku si burrë e grua në Itali dhe kanë një vajzë 1 vjeçare, Alana Martina.

Cristiano ka edhe tre fëmijë të tjerë të lindur nga nëna zëvëndësuese Cristiano Junior, 8 vjeç dhe binjakët e vegjël Eva dhe Matteo.

Georgina mbështeti futbollistin edhe pas pretendimeve se ai përdhunoi një amerikane në një hotel në Las Vegas në 2009.