VIDEO/ Kapet në Durrës peshkaqeni 400 kilogramësh

915
Sigal

Peshkatarët e Durrësit kanë kapur një ditë më parë një peshkaqen 3.85 metra të gjatë dhe me një peshë prej rreth 400 kilogramësh.

Mësohet se peshkaqeni është kapur nga peshkatëarët e anijes “Newsimi”, në një thellësi prej 100 metrash në drejtim të Durrësit, 100 milje larg bregut.

Të njëjtat burime thonë se e gjithë sasia e tij u ble nga restorantet e qytetit bregdetar.

Marinarët e anijes “Nesimi” thanë se ishte hera e parë që kapet një peshkaqen kaq i madh.