F1/ Rikuperon 13 pozicione, Verstappen fiton garën e Belgjikës me spektakël

218
Sigal

Max Verstappen vazhdon të marshojë drejt titullit të dytë botëror në Formula 1. Piloti holandez i RedBull siguroi një triumf fantastik në Çmimin e Madh të Belgjikës.

Holandezi u nis nga vendi i 14-të, i parakaloi të gjithë me radhë dhe në fund festoi suksesin e nëntë sezonal.

Pas tij u rendit meksikani Sergio Perez, shoku i skuadrës te RedBull, ndërkohë që podi u kompletua nga spanjolli Carlos Sainz i Ferrarit.

Vetëm vendi i pestë për Charles Leclerc (Ferrari), teksa Lewis Hamilton (Mercedes) doli jashtë piste dhe e mbylli pa pikë Çmimin e Madh të Belgjikës.

Kampionati vazhdon të kryesohet nga Verstappen me 283 pikë. Më pas renditen Perez me 193 pikë dhe Leclerc me 188 pikë.

Shtatë herë kampioni i botës, Lewis Hamilton nuk ka siguruar akoma fitoren e parë dhe numëron vetëm 146 pikë.