Aksident i trefishtë në rrugën Elbasan-Librazhd

124
Sigal

Një aksident i trefishtë ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në aksin Elbasan-Librazhd, në vendin e quajtur Labinot-Fushë.

Tre automjete janë përplasur, ndërsa deri më tani nuk raportohet për të lënduar. Burime nga vendngjarja bënë me dije se automjetet kanë pësuar dëme materiale.

Nuk janë të qarta rrethanat dhe shkaqet që sollën përfshirjen e automjeteve në aksident, ndërkohë që policia po heton për të zbardhur ngjarjen.