Punonjësit vodhën ndihmat, reagon bashkia e Pogradecit

126
Sigal

Katër punonjës të bashkisë së Pogradecit kanë rënë në prangat e policisë pasi vodhën ndihma të dhuruara për qytetarët.

Ata janë identifikuar si Reshit Fraholli, 58 vjeç; Raif Muçka, 58 vjeç; Bektash Xhudellari 35 vjeç; Marsel Muçllari, 35 vjeç.

Një reagim ka ardhur edhe nga Bashkia e Pogradecit, e cila e ka cilësuar si një veprim i shëmtuar nga disa punonjës të Bashkisë.

Reagimi:

Nisur nga një veprim i shëmtuar nga disa punonjës të Bashkisë Pogradec mbrëmjen e kaluar në lidhje me donacionet e sjella nga shoqata e motorristëve dhe kamionistëve gjermanë ju bëjmë me dije se:

Bashkia Pogradec distancohet kategorikisht nga këto veprime të shëmtuara. Personat e përfshirë në këto veprime tashmë janë ndaluar nga policia dhe do të jenë organet e drejtësisë të cilat në mënyrë të pavarur do të japin vendimin e tyre mbi veprimin e kryer dhe ne i inkurajomë fort që të zbardhen plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Gjithashtu duam t’i bëjmë me dije bashkëqytetarëve tanë dhe opinionit publik se se asnjë pajisje e dhuruar për spitalin, shkollat dhe kopshtet të cilat janë të gjitha të inventarizuara nga të dyja palët, Bashkia edhe përfaqësuesit gjermanë, nuk është cënuar. Ditën e sotme është bërë i gjithë komunikimi dhe verifikimi i nevojshëm me donatorët të cilët jan larguar drejt Gjermanisë pak momente më parë edhe ata vetë pas verifikimeve, kanë konstatuar se të gjitha pajisjet e sjella dhe të inventarizuara janë të pacënuara. Edhe pse nuk kemi pajisje të përvetësuara, por vetëm disa maska dhe shtroje, veprimi i kryer është i shëmtuar dhe i dënueshëm.

Duam të shpjegojmë gjithashtu se nuk kemi të bëjmë me ndihma për familjet me probleme ekonomike siç raportohet në media apo rrjete sociale, por me pajisje shkollore(banka) pajisje spitalore si eko, krevatë etj, të cilat po shpërndahen në insitucione sipas dakordësisë që është arritur me donatorët.