Astiri në shtetrrethim, pritet prishja e disa banesave. Protestuesit: Po provokohemi!

536
Sigal

Që prej orëve të mbrëmjes së djeshme banorët e Astirit kanë dalë në rrugë, për shkak se kishte sinjalizime për një aksion të prishjes së banesave të tyre.

Mëngjesin e sotëm në këtë zonë ka një prani mjaft të madhe të punonjësve të policisë Bashkiake dhe asaj të rendit, pasi priten që të prishen disa banesa pa leje, të cilat nuk kanë lidhje me projektin e Unazës së Madhe, por me rikualifikimin e një rruge që lidh zonën e Astirit me Kasharin.

Banorët e Astirit, që protestojnë prej dhjetë muajsh, shprehen se kjo është një lojë e Bashkisë së Tiranës dhe qeverisë, pasi këto banesa janë pa leje, dhe pronarët kanë rënë dakord që ato të prishen.

Sipas tyre e gjitha kjo bëhet për të ushtruar presion mbi ta, dhe për të thënë se të njëjtin fat do të kenë edhe banesat e tyre.