F1/ Lewis Hamilton dominon në Hungari, Verstappen mposht Bottas-in

176
Sigal

Lewis Hamilton ka fituar garën e Çmimit të Madh të Hungarisë due mos e vënë në diskutim fitoren për asnjë moment.

Një garë pa histori që është dominuar në Hungaroring nga piloti britanik, i cili e ka mbyllur me një avantazh prej 8 sekondash ndaj Red Bull-it të Max Verstappen dhe mbi të gjitha me një ndalesë më shumë në bokse.

Në vendin e tretë ka dalë Mercedes-i tjetër i Valtteri Bottas, i cili në startin e garës humbi disa pozicione për shkak të pistës së lagur. Zhgënjen Ferrari, me Sebastian Vettel që e ka mbyllur në vendin e shtatë dhe Charles Leclerc në të njëmbëdhjetin.

Kjo ishte fitorja e tetë në pistën e Hungarisë për anglezin, një rekord absolut.