Çifti i njohur i showbizit bëhen prindër për herë të dytë…

231
Sigal

Xhesika Biel dhe Justin Timberlake janë bërë prindër për herë të dytë. Daily Mail i cili kishte dhe ekskluzivitetin e lajmit bëri të ditur ardhjen në jetë të fëmijës së dytë të çiftit. Aktorja 38 vjeçare sipas tabloidit britanik ka lindur djalë, dhe çifti aktualisht ndodhen në Big Sky, Montana ku dhe kaluan karantinën. Biel dhe Timberlake janë të martuar që nga viti 2012 dhe janë prindër dhe të një djali tjetër 5 vjeç, Silas. Tashmë pritet vetëm që çifti të konfirmojë lajmin i cili për momentin vazhdon ta mbajë të fshehtë. Lindja e djalit të dytë vjen pas një periudhe të vështirë për këngëtarin dhe aktoren pasi rreth tetë muaj më parë Timberlake u fotografua me yllin Alisha Wainwright në momente intime. Dy javë më vonë Timberlake kërkoi falje publikisht bashkëshortes së tij përmes një postimi në Instagram ku pranoi se kishte pirë shumë atë mbrëmje. ‘Disa javë më parë tregova një mungesë serioze të gjykimit ‘ justifikoi veten ai ‘ por më lejoni të sqaroj se asgjë nuk ndodhi midis meje dhe Alishës’ shkroi në postim Timberlake.