Prof. Dr. Tritan Shehu: “Liberalizimi” i sotëm i testimeve, si “tufëzat dhe arrëzat” e Alisë!

266
Sigal

Nga Tritan Shehu:

“Liberalizimi” i sotem i testimeve, si “tufezat dhe arrezat” e Alise!
Teper vone u “kujtua” sot Qeveria (si dikur Ramizi), pra pyetja e pare vjen natyrshem: pse u humben muaj te tere te cmuar, kush mban pergjegjesi per kete vonese e pasojat e renda te saj?!
Nga ana tjeter ky vendim eshte gjysmak perderisa perfshin vetem metodat serologjike e jo edhe ato molekulare (me tampon), te domosdoshme keto per tu liberalizuar si nga ana epidemiologjike, per rendesine klinike, ashtu e levizjen e qytetareve.
Edhe per testimet serologjike qe jane minimalisht IgM e IgG flitet ne menyre konfuze e kufizuese, nuk ndahen as ne Kromatografike si orientuese qe mund te realizohen dhe ne farmaci, nga ato me Elisa apo me Luminishence, qe sherbejne edhe per te dhena zyrtare.
Vendimi flet si per tu justifikuar per “plazmen imune”, sikur zbulon “Ameriken”, jua kemi permendur kohe me pare!
Ndersa vazhdojne te dy laboratoret publike (PCR e serologjike) te punojne pa publikuar asnje karakteristike te kiteve, kerkohet me te drejte nga ato jo publike per te paraqitur karakteristikat e testeve te tyre imunologjike, qe do te perdorin, kontradiktore kjo!?
Etj, etj….
Keshtu materiali i paraqitur sot duket qe eshte nje improvizim nen presion, amulli, thjesht per te hequr pergjegjesite per cfare u “gatua” per muaj te tjere.
Ne keto kushte autoret duhet te perqendrohen me tej, te bejne ate qe duhet bere e te pregatisin nje dokument te vlefshem, se paku tashti.
Pa dyshim nje asistence nderkombetare edhe per kete eshte e domosdoshme.