Fushata në internet shpëton nga ekzekutimi tre persona në Iran

258
Sigal

Irani ka ndaluar ekzekutimet e tre personave që u dënuan me vdēkje për protestat antiqeveritare vitin e kaluar, sipas një prej avokatëve të tyre.

Babak Paknia u tha gazetarëve se një kërkesë për rigjykim ishte pranuar nga gjykata supreme.

Vendimi vjen pasi një “hashtag” kundër ekzekutimit të tyre u shpërnda miliona herë në internet.

Ekspertët e KB dënuan me forcë vendimin e dënimit të tyre me vdēkje, duke shtuar se ata janë torturuar dhe i janë nënshtruar gjyqeve të padrejta.

Amirhossein Moradi, Mohammad Rajabi dhe Saeed Tamjidi, të cilët raportohet të jenë në të 20-at e tyre ishin mes mijëra protestuesve në të gjithë Iranin që dolën në rrugë në nëntor kundër vendimit të qeverisë për të rritur çmimin e karburantit.

Të tre personat u dënuan me vdēkje në fillim të këtij viti, por ishte vendimi i gjykatës supreme për të mbështetur dënimin në fillim të kësaj jave që solli zemërimin e publikut, të cilët nisën fushatën me hashtagun “Persian #do_not_execute”.