Gjendet një makinë luksoze e braktisur në Mamurras, çfarë dyshon policia

330
Sigal

Një makinë tip fuoristradë është gjetur e braktisur në autostradë pranë Mamurrasit. Dyshohet që automjeti luksoz është grabitur në plazhin e Velipojës.

Mësohet se vjedhja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit në Velipojë. Policia e ka ndjekur deri në afërsi të Lezhës, dhe më pas është zhdukur.

Ndërkaq, mjeti është gjetur në një rrugë dytësore në Mamurras, ndërsa aktualisht ndodhet në policinë e Kurbinit.

Nga ana tjetër, policia e Kurbinit po punon për sqarimin e rrethanave grabitjes se mjetit