Gjermanët vendosën ndeshjen në “shinat e duhura” që në pjesën e parë, duke realizuar dy herë, përkatësisht me Mensah dhe Staf. Në pjesën e dytë, Majk dhe Oteng thelluan shifrat.
Shumë pak për të thënë për Shqipërinë, në një sfidë që rezultoi ashtu siç pritej, e vështirë.
Kuqezinjtë e Tedeskos do të luajnë sfidën e fundit të grupeve ndaj Francës, takim ky i programuar të luhet me 25 maj.