‘Euro 2020’/ Kuqezinjtë “finale” sonte përballë Turqisë

198

Shqipëria do të luajë sonte në mbrëmje (20:45) një “finale” të vërtetë ndaj Turqisë.

Kombëtares sonë i duhet patjetër një fitore për të mbajtur gjallë ëndrrën ‘Euro 2020’.

Humbja apo edhe thjesht barazimi do të ishte i pavlefshëm për ‘kuqezinjtë’.

Turqia dhe Franca kryesojnë grupin me 15 pikë, Islanda në vend të tretë me 12 e më pas Shqipëria me 9 pikë. Një fitore sonte është edhe një “hakmarrje” ndaj humbjes në sfidën e parë në Shkodër.

Mendohet që Reja do të zbresë në fushë me formacionin 3-5-2. Në portë do të jetë Strakosha, përpara tij Dermaku, Gjimshiti dhe Ismajli.

Mesfusha e ngjeshur me pesë lojtarë do të përbëhet nga Lenjani, Bare, Gjasula, Memushaj dhe Roshi, ndërsa goli do të kërkohet nga Manaj dhe Cikalleshi.