Dënohet me 9 muaj burg kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi

465
Sigal

Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është dënuar me 9 muaj burg, pasi u shpall fajtor për njërën nga dy veprat penale për të cilat akuzohej.

Ai është dënuar me nëntë muaj burgim efektiv, për veprën penale të detyrimit në tentativë, shkruan Koha.net.

Aktakuza ndaj Ademit është ngritur me 14 janar 2014, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të EULEX-it, me Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Sipas pretendimeve të prokurorit të EULEX-it, Maarten Groothuizen dhe prokurorit Ilaz Beqiri në pikën e parë të aktakuzës, të pandehurit Ademi dhe Rama gjatë periudhës kohore 12 korrik – 12 shtator 2012, me qëllim përfitimi material e kishin kërcënuar dhe sulmuar viktimën Dritëro Kadollin, duke e detyruar të bëjë veprime në dëm të pasurisë së tij, duke përfitiar një shumë prej 30 mijë eurosh.