Espanyol mund Atleticon e Simeones me një rezultat të pazakontë

482
Sigal

Espanyol i ka shkaktuar një humbje katastrofike Atletico Madridit, pa objektiva në fund të këtij sezoni. Vendasit kanë fituar 3-0, duke arritur në vendin e 8-të në renditje.

Në minutën e parë shtesë, Diego Godin në përpjekje për të shpëtuar ekipin e tij nga pësimi i golit, e ka dërguar topin në kuadratin e tij. Në fillimin e pjesës së dytë, Borja Iglesias shënoi golin e dytë, ndërkohë që një minutë nga fundi i kohës së rregullit ai do të shënonte golin e dytë personal nga pika e bardhë.

Një sukses i tillë është i pazakontë duke marrë në konsideratë faktin se Los Colchoneros kanë pësuar shumë pak gola gjatë gjithë sezonit. Atletico Madrid luan pa objektiva, pasi ka siguruar vendin e dytë me 74 pikë, 9 më shumë se Reali.