Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Kliton Bozgo, analizon “Katar 2022”
Intervistoi: Agron KAJA
Një Kampionat Botëror që u luajt në stinë dimri, si mendoni se ka ndikuar te gjendja e futbollistëve?
Sa i përket ndikimit të stinës së dimrit, them se lojtarët kanë ardhur direkt nga kampionatet dhe nuk ishin të përgatitur enkas për Botërorin. Kjo situatë, edhe pse ishte ndryshe nga historia e botërorëve të tjerë, i ngarkoi fizikisht, kryesisht ata që u kualifikuan në turet e fundit.
Ju, si e ndoqët ecurinë e ndeshjeve në këtë event, apo shkuat edhe në Katar?
Unë jam më shumë i dhënë ta shoh në shtëpi, sepse më pëlqen vetmia dhe e ndjej më mirë profesionalisht. Por e kam ndjekur edhe me shokë e miq specialistë futbolli, me ish-lojtarin e Kombëtares sonë Dritan Baholli, pedagog në Universitetin e Vjenës dhe me specialistin Edmond Miha.
Cila është konsiderata në përgjithësi për 64 ndeshjet që u luajtën në këtë Botëror?
Ekipet treguan përgatitje të mirë fizike dhe kjo dukuri dominoi pothuajse tek të gjitha skuadrat. Ndërsa te skuadrat që shkuan në gjysmëfinale dhe finale, aty më shumë ishte përgatitja psikologjike dhe përvoja e skuadrave. Argjentina luan në stilin si me atë të Maradonës në Botërorin 1986.
Ku e mendoni zhgënjimin më të madh, dhe cila skuadër mendoni se ishte befasia e këtij Botërori?
Eliminimi i Belgjikës, Gjermanisë e Spanjës, e duke menduar që nuk ishte Italia në Botëror, këto mbetën zhgënjime. Ndërkohë që Portugalia mund të jepte më shumë, kishte potencial, por Ronaldo u bë problem i madh në këtë skuadër.
Çfarë veçoni më shumë: Ndeshjet në grupe, 1/8, çerefinalet apo gjysmëfinalet?
Të gjitha së bashku, por do veçoja ndeshjen Marok-Francë: Ndeshje me ritëm e Marokut dhe përvoja e madhe e Francës. Edhe Argjentinë-Kroaci ishte e këtij niveli, por Argjentina e psikologjisi Kroacinë dhe pastaj i dha goditjen me golat që i shënoi.
Vendi 3-4 dhe finalistët, mendoni se e merituan të shkonin deri në këtë nivel?
Çdo ndeshje e luajtur prej tyre ka qenë e mirëllogaritur. Nga ndeshje në ndeshje, skuadrat erdhën duke u ngritur në lojën e tyre dhe mendoj se gjithçka ishte e merituar. Kroacia dhe Maroku pretendonin finalen, por kjo nuk ua uli vlerat që treguan.
Argjentina u shpall Kampione Bote për herë të tretë, si e përshkruani ecurinë e saj në këtë Botëror?
Argjentina do të mbahet mend si fituesja e parë e një Kampionati Botëror që u luajt në stinën e dimrit. Kjo është edhe një tjetër e veçantë që e bën këtë skuadër të quhet: Fituese e merituar!
Si ish-futbollist i Kombëtares shqiptare të futbollit, si e përshkruani situatën e saj, sot zyrtarisht pa trajner?
Në Kombëtare punohet 12 muaj në vit dhe mendoj se çdo trajner duhet të punojë të përgatisë skuadrën me flozofinë e tij. Kemi skuadër të shpërndarë gjeografikisht dhe çdo ditë, orë dhe minutë që ikën, është e dëmshme për përgatitjen e skuadrës.
NDESHJET-GOLAT
Në grupe
48 ndeshje, 120 gola
Në turin 1/8
8 ndeshje, 28 gola
Në çerekfinale
4 ndeshje, 10 gola
Në gjysmëfinale
2 ndeshje, 5 gola
Për vendin 3-4
1 ndeshje, 3 gola
Në finale
1 ndeshje, 6 gola
GJITHËSEJ
64 ndeshje, 172 gola
KARTONËT
Kartonët e verdhë
Kartoni parë
- Ake / Katar
Kartoni fundit
Montiel (Argj.)
Kartonët e kuq
Kartoni parë
- Hanesen / Uells
Kartoni fundit
- Dumfris / Holan.
GOLA NË NDESHJE
Më shumë gola
Angli-Iran 6-2
Më pak gola
Në 7 ndeshje 0-0
Gola të shënuar
Më shumë gola
Franca 16 gola
Më pak gola
Katari 1 gol
Gola të pësuar
Më shumë gola
Kosta Rika 11 gola
Më pak gola
Maroku 5 gola
Ndeshjet me penallti
Raundi 1/8
Japoni-Kroaci 1-1 (p1-3)
Marok-Spanjë 1-1 (p3-0)
Në çerekfinale
Kroaci-Brazil 1-1 (p4-2)
Holandë-Argjentin 2-2(p3-4)
Në Finale
Argjentinë-Francë 3-3(p4-2)
Botëror “vrastar” për bankinat
Pasi disa nga skuadrat janë larguar nga Botërori pa arritur synimet e tyre, fajtorë për dështimin kanë qenë trajnerët. Kështu, ky mund të quhet si Kampionati Botëror më “vrastar” për bankinat. Dhe, i pari që hyri në këtë “valle” ishte Martinez i Belgjikës, një nga skuadrat që renditet në Top10 në Botë. Por largimi i Luis Enrike nga Spanja dhe i Van Gal nga Holanda e bënë edhe më të “ndezur” këtë epidemi largimesh, të cilët ishin të mirëbesuarit e federatave respektive. Ndërsa Tite i Brazilit e kuptoi se nuk kishte çfarë t’i jepte më shumë “Samba-s”, Fernando Santos “kapitulloi” pas rënies së lirë që Kristiano Ronaldo pësoi në këtë Botëror. Do ketë edhe të tjerë të larguar…!
Trajnerë të larguar
Roberto Martinez/ Belgjikë
Gerardo Martino/ Meksikë
Paulo Bento / Korea J.
Adda Otto / Ganë
Luis Enrike / Spanjë
Adenor Leon. Tite / Brazil
Luis Van Gal / Holandë
Fernando Santos / Portugali
Mbappe “Këpuca e Artë”
Nr Lojtari Gola
- K. Mbappe (Fra) 8
- L. Messi (Arg) 7
- J. Alvarez (Arg) 4
- O.Zhirud 4
- A.Morata (Spa) 3
5 Futbollistët më të paguar
Kylien Mbappe/ 128 mln
Lionel Messi / 120 mln
Kristiano Ronaldo/100 mln
Neymar Jr. / 87 mln
Robert Levandovski
35 milionë dollarë