Përmbyset cisterna në Afganistan/ 19 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur, mes tyre gra dhe fëmijë

Nëntëmbëdhjetë persona u vranë dhe dhjetëra u plagosën pasi një cisternë u përmbys dhe mori flakë brenda një tuneli në Kalimin Salang në Afganistanin lindor, thanë sot zyrtarët talebanë. Të paktën 19 njerëz u vranë dhe 32 të tjerë u plagosën në aksident, tha për gazetarët Hekmatullah Samim, një zëdhënës i guvernatorit të provincës Parwan.

Sipas një zyrtari provincial të shëndetësisë, Abdullah Afganistan Mal , “shumë gra dhe fëmijë që pësuan djegie të rënda” ishin në mesin e të vdekurve.

Sigal

Të shtunën mbrëma, “një cisternë u përmbys dhe mori flakë brenda tunelit Salang dhe zjarri u përhap në disa automjete të tjera “, tha Hamidullah Misbaz, një zëdhënës i ministrisë së punëve publike, duke shtuar se numri i të vdekurve mund të rritet.

Trafiku në Kalimin Salang, që ndodhet në veri të Kabulit, u mbyll dhe ekipet e shpëtimit shkuan në vendngjarje.

Kalimi Salang, një nga rrugët malore më të larta në planet (3650 metra), u ndërtua nga specialistë sovjetikë në vitet 1950. Ai përfshin një tunel 2.6 kilometra që kalon Hindu Kushin, që lidh Kabulin me veriun e vendit.

Aksidentet e shumta të trafikut, reshjet e mëdha të borës dhe ortekët në dimër i detyrojnë autoritetet të mbyllin rregullisht tunelin për disa ditë.

Në vitin 2010, më shumë se 150 njerëz u vranë nga ortekët në kalimin Salang.