Sigal

ITALI – Një taksë për fustanin e nuses. Sa më pak copë të ketë fustani aq më shumë rritet tatimi i saj. Propozimi i çuditshëm vjen nga famulltari Cristiano Bobbo, në Venecia Itali i cili ka thënë: Mund të krijojmë një lloj oferte, sa së shumë e zhveshur të jetë nusja aq më të lartë do ta ketë taksën e fustanit.

Në letrën drejtuar eprorëve të tij famullitari i Mira, kërkon që të ketë një reflektim në veshjet, që shpesh janë vulgare dhe aspak të përshtatshme për rastin.

“Shpesh herë fustanet e nuseve gjatë ceremonisë në kishë janë tepër vulgare, ku tregojnë më shumë seç duhet. Dasma në ditët e sotme cilësohet më shumë si një event sesa një zgjedhje e pjekur dhe e përbashkët”- ka thënë at Bobbo.

Për të nuset duhet të shfaqin thjeshtësinë dhe shijen e mirë në të zgjedhurit e fustanit. Nuk është nevoja të zhvishen për t’u dukur bukur ka thënë ai.

“Martesa është një ngjarje e madhe, dhe si e tillë duhet vlerësuar. Mos i nënvlerësoni detajet”- përfundoi at Cristiano Bobbo.