INTERVISTA/ Flet për “Telegraf” ish-futbollisti e trajneri i Partizanit e Dinamos, Eduart Zhupa
Agron KAJA

Pas një shkëputje gati dy javore, Superiorja rikthehet me javën e 3-të, çfarë ndryshimi presim nga skuadrat?
Mendoj se është ende fillimi për të menduar ndryshimet që mund të sjellin, sepse skuadrat nuk kanë marrë ende formën e duhur. Nuk mund të mendohet ndonjë ndryshim i dukshëm, në këtë situatë sikundër edhe u luajtën dy javët e para.
Ka qënë koha e mundshme për korrigjime, rikuperime e plotësime në çdo skuadër?
Skuadrat që kanë marrë pjesë në Europë, nuk kanë menduar shumë te rikuperimet, sepse kanë qënë më shumë në aktivitet. Ndërsa skuadrave të tjera iu duhet kohë, dhe kjo mund të vijë mbas datës 15 tetor, që merr formën e plotë skuadra.
Gjatë kësaj periudhe, Tirana largoi trajnerin Mile dhe vendosi italianin Bordin, e quani shkarkim jo në kohën e duhur?
Normale që nuk duhet ta kishte larguar Tirana trajnerin Mile. Sepse atij nuk i lanë fare hapësirën e mundshme, drejtoi fazën përgatitore dhe drejtoi vetëm dy ndeshje kampionati. Kjo është një lojë e rëndomtë që nuk ka ndikim pozitiv te skuadrat.
Po kalendar i javës së tretë, mendoni se do të sjellë ndonjë shkarkim tjetër trajneri?
Nëse do vazhdojë ky mentalitet me trajnerët, sikundër ndodhi me Tiranën në javën e dytë, mendoj se nuk u prishet punë vetëm trajnerëve, por edhe skuadrave. Sepse trajneri i ri nuk vjen me shkopin magjik, por do dy-tre javë të përshtatet me ekipin.
Nisur nga renditja, çfarë kanë treguar skuadrat në 180 minutat e para të Superiores?
Nuk mendoj se kanë treguar ndonjë gjë të veçantë, edhe për faktin se oshilacionet dhe mangësitë e merkatos e duan edhe ato një kohë më shumë për t’u përshtatur. Ato kanë treguar se duan të fitojnë, edhe pse nivelet mes tyre nuk kanë diferenca.
Java e tretë do luhet në dy ditë, si i parashikoni rezultatet e këtyre sfidave?
Të gjitha janë ndeshje shumë interesante, sepse përballen skuadrat me kahje të ndryshme në renditje. Me një fitore mund të ngjitesh në kreun e renditjes, dhe me një humbje mbetesh në fund. Mund të jenë edhe ndjeshe barazimesh.
E marrin “statusin” e një kryendeshjeje të javës të pesta ndeshjet e javës së 3-të?
Mendoj se të gjitha skuadrat kështu duhet ta quajnë çdo ndeshje, që nga java e 1-rë dhe deri tek java e 36-të. Është fillimi, dhe tashmë për të krijuar bazën e objektivave, kështu duhen vlerësuar ndeshjet, që e marrin statusin si kryendeshje.
Po t’u pyes si skendinë bastesh, si do ti parashikoni ndeshjet e javës së tretë të Superiores?
Me dy ndeshje, nuk mund të formulosh një mendim të qartë, por do thoja se favorite mund të jenë skuadrat vëndase. Por mund të ketë edhe surpriza, si te sfida në Shkodër, Vllaznia-Partizani dhe në ndonjë ndeshje tjetër. Besoj te barazimet.
Ndoshta është herët, por cili është parashikim juaji për grupin e skuadrave “Final 4” dhe ato që rrezikojnë rënien?
E përmënda më sipër, sepse është shumë shpejt për një mendim profesional në përgjigje të kësaj pyetjeje. Nuk mendoj se ka një koment për të gjitha vëndet në renditje, sepse ka shumë lëvizje dhe është e vështirë të përcaktosh një renditje normale.
Tirana dhe Dinamo City në “Selman Stërmasi” gjithë sezonin
Për dy skuadrat e kryeqytetit që marrin pjesë në kampionatin e Abissnet Superiore 2025-2026, Tirana dhe Dinamo City, kjo javë u mbyll me lajmin se shtegëtimi i tyre në stadiume të tjera për ndeshjet pritëse, morri fund. Dhe e para që e bën “sefte” për këtë sezon në stadiumin “Selman Stërmasi” është Tirana, e cila ditën e shtunë në ora 16:00 pret Flamurtarin e Vlorës.

ABISSNET SUPERIORE
SEZONI 2025-2026
Ndeshjet-Java e tretë
E shtunë, 13 shtator 2025
Bylis-Egnatia 16:00
Tirana-Flamurtari 16:00
(Luhet në “Selman Stërmasi”)
Vllaznia-Partizani 19:00
E dielë, 14 shtator 2025
Teuta-KF Vora 19:00
AF Elbasani-Dinamo C 19:00
Ndeshje e prapambetur
Datë 17 shtator 2025
Teuta-Dinamo City 15:00
RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.AF Elbasani 2 4
2.Partizani 2 4
3.Dinamo City 1 3
4.Vora 2 3
5.Vllaznia 2 3
6.Bylis 2 2
7.Teuta 1 1
8.Flamurtari 2 1
9.Tirana 2 1
10.Egnatia 2 1
Trajneri i AF Elbasanit, Gvozdenoviç: Fitoi gjithë ekipi
Një trofe i ri do të jepet këtë sezon për trajnerët, i cili do ketë si synim vlerësimin e punës së trajnerëve në Abissnet Superiore. “Trofeu mujor quhet “Trajneri i muajit” për teknikët më të mirë të elitës së futbollit shqiptar. Për dy ndeshjet e luajtura në këtë kategori, Drejtoria teknike në FSHF ka përzgjedhur si trajnerin e muajit gusht, teknikun e AF Elbasanit, Ivan Gvozdenoviç. Në dy javët e luajtura në muajin gusht, skuadra elbasanase ka arritur të fitojë një ndeshje kundër Flamurtarit dhe të barazojë me Egnatian. Vetë Gvozdenoviç dje ka falënderuar stafin dhe lojtarët e tij për këtë trofe, duke u shprehur se pa ndihmën e tyre ai nuk do ta fitonte. Por Gvizdenoviç ka vlerësuar edhe punën e teknikëve të tjerë në kampionatin shqiptar. “Jam i emocionuar, e falënderoj FSHF-në, stafin tim dhe lojtarët, sepse nuk fitova vetëm unë, por të gjithë bashkë. Në Shqipëri kemi shumë trajnerë të mirë, jo vetëm unë. Ndoshta unë isha edhe me fat për muajin gusht”.

Displina fal trajnerin Martini, në bankinë ndaj Partizanit
Sot në Shkodër luhet një ndeshje delikate për javën e 3-të të Abissnet Superiore, Vllaznia-Partizani. Një lajm i mirë ka ardhur për skuadrën shkodrane, pasi trajneri i saj Edi Martini, i cili do të jetë sot në stolin e Vllaznisë për ndeshjen kundër Partizanit. Ai u dënua nga Disiplina pas ndeshjes së javës së parë me Egnatian, për shkak të sjelljes josportive, dhe tashmë e ka shlyer dënimin e tij pas mungesës ndaj Dinamo City. “ Komisioni i Disiplinës dhe Etikës, vendosi pranimin e kërkesës së zyrtarit të KF Vllaznia, Edi Martini, për konvertimin e pjesës së mbetur të dënimit…




















