INTERVISTA/ Ish-futbollisti i Dinamos, Edmond Dalipi, mendon se në vazhdimësi do rritet lufta sportive.
Agron KAJA

Si i përshkruani rezultatet që u arritën në ndeshjet e javës së 23-të, ishin në pritshmëri?
Në përgjithësi, ndeshjet e javës së 23-të ishin të luftuara, me një Vllazni që e ka ngritur marrshin në ritmin e lojës. Në ndeshjet e tjera, përpos rezultateve, skuadrat treguan oshilacione, kryesisht te ato që renditen në vëndet e fundit të tabelës.
Vllaznia u shkëput në krye me 3 pikë nga Egnatia dhe AF Elbasani, është rritur lufta sportive mes tyre në zonën “Final 4”?
Formula e “Final 4” është e tillë që, në katër faza të hysh në këtë zonë. Vllaznia vërtet është shkëputur, por duhet mendojmë se përgjysmohen pikët, dhe në këtë zonë shoh Dinamon në një ngerç psikologjik që po e rrezikon seriozisht Partizani.
Si një ish i Dinamos, si e përshkruani “derbi”-n me Tiranën, jo vetëm nga rezultati 1-1?
Në përgjithësi, unë mendoj se ishte një ndeshje që tregoi se skuadrat ishin në presionin e rezultatit. Kartoni i kuq e dëmtoi Dinamon në aspketin psikologjik, por mendoj se ishte një sfidë që rezultati 1-1 kishte rëndësinë e pikëve, jo lojën.
Në ndeshjen “derbi” Tirana-Dinamo 1-1, pse dy trajnerët ishin të kënaqur me barazimin?
Duke e parë mënyrën e lojës dhe rezultatet positive të Tiranës, 1 pikë ishte në rregull. Pikët janë të vlefshme në këtë moment, e duke parë se si u zhvillua loja, trajnerët do të jenë të kënaqur. Sepse ekipi ka tjetër moral për ndeshjen e radhës.
Zbritja e Flamurtarit në vëndin e fundit të renditjes dhe largimi i mundshëm i trajnerit Morriero, si e prezantojnë skuadrën vlonjate?
Tek Flamurtari shoh ndër të vetmit ekipe të Superiores që është pa problem financiare e teknike, por rezultatet tregojnë se diçka aty nuk shkon. Sepse të nisesh me pretendime dhe të rrezikosh, nuk mjaftojnë vetëm siguritë financiare.
Java e ardhshme luan një tjetër ndeshje “Derbi” Partizani-Tirana, mendoni një rezultat mes historisë, apo mes realitetit?
Gjithmonë në ndeshje “derbi”, historia nuk harrohet. Por ato kanë prodhuar në lojë çfarë kanë në realitet. Shoh një Tiranë më të organizuar dhe një Partizan që po kalon situata dëmtimesh. Një ndeshje të bukur që të shohim tifozë në stadium.
Po ndeshjet e tjera të javës së 24-të në Superiore, ju si i komentoni duke patur më shumë parasysh renditjen e skuadrave?
Jo vetëm nisur nga renditje, por edhe për momentin ku ndodhemi në kampionat, nuk ka më asnjë ndeshje të lehtë. Tashmë kampionati është në atë fazë ku llogaritë bëhen të matura. Çdo gabim kushton për çdo skuadër, ndaj them se të gjitha të veçanta.
Vllaznia-AF Elbasani luhet të dielën në Shkodër, nisur nga renditja, është kjo kryendeshja e javës 24?
Përveç “Derbi”-t të kryeqytetit, edhe në Shkodër është një ndeshje e madhe dhe e vështirë, Vllaznia-AF Elbasani. Vllaznia është më rracionale në lojë, dhe duke qënë se luhet në Shkodër, aty me tifozët e saj do ta ketë të mundshme fitoren.
Jemi në mesin e fazës së tretë, cila është për ju një ide e përafërt se si mund të formatohet renditja?
Për renditjen mendoj se ka edhe 13 ndeshje me 39 pikë. Por këtu te katër të parat, nuk mendoj se do ketë ndonjë tjetër ti rrezikojë. Ndërsa lufta për mbijetesë do ketë lëvizje në renditje. Cila do ketë ecuri të dobët, rrezikon rënien dhe zonën Play-off.
Shtyhet orari ndeshjes Vllaznia-AF Elbasani, luhet më 19:30
Ndeshja e javës së 24-t Vllaznia-AF Elbasani, e planifikuar të niste në ora 16:30 nuk do të zhvillohet në atë orar. Sepse në njoftimin e djeshëm zyrtar të FSHF-së, bëhet me dije se dueli që ishte planifikuar të luhej të dielën më 15 shkurt ora 16:30, do të shtyhet 3 orë më vonë. Ndryshimi i orarit është miratuar nga Komisioni i Ligave dhe Garave, pas kërkesës së Vllaznisë për festimet e 107-vjetorit të krijimit të klubit kuqeblu.

ABISSNET SUPERIORE
SEZONI 2025-2026
Ndeshjet-Java 24
E shtunë 14 shkurt 2026
Vora-Egnatia 13:30
Teuta-Bylis 16:30
E dielë 15 shkurt 2026
Dinamo C-Flamurtari 16:30
(Luhet në “Elbasan Arena”)
Vllaznia-AF Elbasani 19:30
Partizani-Tirana 19:30
(Luhet në “Air Albania”)
RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.Vllaznia 23 45
2.Egnatia 23 42
3.AF Elbasani 23 42
- Dinamo City 23 35
- Partizani 23 30
6.Teuta 23 27
7.Vora 23 25
8.Tirana 23 21
0.Bylis 23 20
10.Flamurtari 23 19
KUPA E SHQIPËRISË
Nisin ndeshjet çerekfinale, edhe këtu ka “derbi”
Kjo javë do të jetë e ngarkuar për futbollin superior. Janë 8 skuadra të Abissnet Superiore të kualifikuara në turin çerekfinal të Kupës së Shqipërisë, me katër çiftet interesante. Jo vetëm nisur nga historia e bilancet mes tyre në këtë kompeticion, por kryesisht nisur nga situata që ato kanë në renditjen e 23 javëve të Superiores. Kështu, sfida e ditës së martë Bylis-Vllaznia ka vënë përballë tyre ballshiotët që kanë rrëshkitur në zonën e mbijetesës, me shkodranët që udhëheqin tabelën e renditjes. Teuta-Egnatia do jetë edhe kjo një ndeshje ku për durrsakët do kërkohet që të shpërblehet sezoni në Kupë, sepse me kampionatin duket se i kanë “larë” duart. Ndërsa Egnatia do kërkojë të rikthehet tek ky trofe, pasi në sezonin e kaluar ia morri Dinamo në finale. Dhe kjo Dinamo do të ketë përballë Tiranën, duke e konsideruar si “derbi” i kryeqytetit në Kupë. 16 herë Tirana dhe 14 herë Dinamo, edhe ky bilanc e bën interesant këtë çift. Ndërsa AF Elbasani-Partizani do jetë edhe si kryesfida e këtij turi, ku elbasanllinjtë do kërkojnë të mbahen fort pas dy trofeve të sezonit, ndërsa Partizani do ta synojë Kupën si të vetmin trofe.

Turi çerekfinal
E martë, 10 shkurt 2026
Bylis-Vllaznia 13:30
Teuta-Egnatia 16:30
E mërkurë, 11 shkurt 2026
Tirana-Dinamo C 13:30
AF Elbasani-Partizani 16:30



















