E veçantë në çerekfinalet e Kupës së Gjermanisë/ Asnjë skuadër e Bundesligës nuk e ka fituar trofeun

195
Sigal

Kupa e Gjermanisë në këtë sezon ka dhuruar shumë surpriza duke qenë se klube të cilësuara favorite për triumfin final nuk ia kanë dalë të përmbushin pritshmëritë.

Kështu, Bayern Munich, Dortmund apo edhe Bayer Leverkusen janë eliminuar ndërsa në kompeticionin që sapo ka mbyllur fazën e 1/8-tave ndërsa në çerekfinale kanë avancuar vetëm katër klube nga Bundesliga.

Fjala është për Leipzig, Freiburg, Bochum dhe Union Berlin, ndërkohë që asnjëra prej skuadrave të elitës nuk e ka fituar më parë këtë trofe.

Ndërkaq, ende pjesë e këtij kompeticioni janë edhe ekipi të Bundesligës 2 si Karlsruher, Hamburger dhe Hannover, të cilat ndryshe nga skuadrat e sipërmendura dhe që janë pjesë e Bundesligës, ia kanë dalë ta fitojnë të paktën një herë Kupën e Gjermanisë.

Pa harruar edhe St. Paulin që vjen nga Bundesliga e dytë dhe nuk ia ka dalë të triumfojë më parë në këtë kompeticion.

Tashmë, mbetet për t’u parë nëse në këtë sezon do të ketë një risi në ekipin që do të fitojë trofeun, apo një nga klubet e Bundesliga 2 do t’ia dalë ta çojë rrugëtimin deri në fund.