Superliga/ Tirana mposht Teutën, fitorja e gjashtë radhazi

572
Sigal

Tirana ka mbajtur hapin e Kukësit duke qëndruar një pikë pas verilindorëve kryesues falë fitores së 6-të radhazi në kampionat. Ekipi i drejtuar nga Emanuel Egbo ka mundur 2-1 me përmbysje Teutën në një ndeshje ku luajti të gjithë pjesën e dytë me dhjetë lojtarë pas një kartoni të kuq të Çyrbjes të shkaktuar nga simulimi i Kale.

Teuta shënoi e para me anë të Vilës dhe dukej se po kontrollonte mjaft mirë bardheblutë. Por një gafë e portierit Frashëri i dha mundësinë e barazimit ekipit vendas e më pas sfida u përmbys me golin shumë të bukur të Torasës.

Pak çaste me vonë, para fundit të pjesës së parë, Çyrbja prek lehtë Kale dhe ky i fundit i kthehet simulimeve duke gënjyer anësorin i cili sinjalizoi kryesorin. Ky i fundit nxori të kuqin nga xhepi për lojtarin durrsak duke ndikuar këtë sfidë.

Me një futbollist më shumë, Tirana e kishte më të thjeshtë të administronte pjesën e dytë të sfidës, edhe pse nuk gjeti më rrjetën për ta mbyllur duelin. Gjithsesi, fitorja ndihmon ekipin të ecë në rrugën e vet ku objektivi tashmë është i qartë vetëm titulli kampion.

Tirana-Teuta 2-1
27′ Ngo, 39′ Torasa / 13′ L. Vila