Nga Kastriot Islami – Kontradiksion…?

155
Sigal

Qarkullojnë në mjedisin mediatik shqiptar dy qëndrime që duhet të sqarohen deri në fund me transparencën tipike të vendeve demokratike perëndimore ose të pranohet se janë në kontradiksion mes tyre?! Ja dy momentet që kërkojnë transparencë ‘perëndimore e sqarime’:

Së pari, disa ditë pasi Berisha është ‘përcakuar ineligible’ nga sekretari i DASH, pas një takimi në seli me ambasadorin Riker, i gjendur për vizitë në PD, në prani të ambasadores Kim dhe në prezencë të Gazment Bardhit e Jorida Tabakut (që cilësohen si ‘dëshmitarë’ në takim), Kryetari i PD do të deklaronte aktin personal gojor të përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD së bashku me ‘justifikimin’ se një ‘kërkesë’ e tillë  i ishte bërë nga ambasadori Riker gjatë takimit, duke deklaruar ndër të tjera se ‘…ai s’kishte pranuar asnjë lloj negocimi (https://albaniandailynews.com/news/basha-explains-to-dp-group-why-berisha-was-excluded)…

Ndërkohë në njoftimin e ambasadës së SHBA për takimin në selinë e PD, në faqen zyrtare të ambasadës amerikane në Tiranë, s’bëhet fjalë fare për këtë ‘kërkesë’ të zotit Riker drejtuar kryetarit të PD (https://al.usembassy.gov/sq/vizita-e-sekretarit-te-shtetit-ne-detyre-philip-t-reeker-ne-tirane/).

Së dyti, në një intervistë të ambasadores Juri Kim në datën 19.01.2022 në televizionin Euronews, nga ana e medias është deklaruar se ajo ka thënë : ‘…vendimi për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD është marrë vetë nga Lulzim Basha…’ duke nënkuptuar se ‘nuk ka pasur asnjë presion/kërkesë nga SHBA…’… Ja intervista e transkriptuar…

‘Erla Mëhilli: Okay, por me përgjigjen tuaj kuptova që Z. Basha duhet të mbajë përgjegjësi për vendimet e veta dhe jo t’ia faturojë në njëfarë mënyre presionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës? Ambasadorja Kim: Mendoj se mori vendimet e tij dhe mendoj se të gjithë jemi përgjegjës për vendimet tona.’(https://www.cna.al/2022/01/19/e-detyruan-shba-per-te-perjashtuar-berishen-kim-e-prere-me-bashen-pergjegjesia-e-tij/)

Kjo mbetet të qartësohet në ditët në vijim sepse shqiptarët demokratë, duke qenë thellësisht proamerikanë jo vetëm ndjehen të ofenduar sepse nuk besojnë që Lulzim Bashës t’i jetë bërë presion nga SHBA, për të ndërmarrë aktin e tij antiligjor e antistatutor, por janë të prirur më shumë të besojnë mungesën e guximit të tij për të ballafaquar vendimet e tij me anëtarësinë e PD!

Ky ka qenë e mbetet problemi themelor që ka përcaktuar zhvillimet e mëtejshme në PD…

Shënim: Shuma nga njoftimet për deklaratën e Bashës pas takimit me Riker gjenden (duket janë fshirë) në faqet e internetit dhe të shumë mediave (zotëroj linket e tyre…)…