Pellgu ujëmbledhës i lumit Vjosa përbëhet nga basenet ujore të lumit Aoos (Vjosa) me degët saj,-Vojdosatis, i cili bashkohet me Aoos në rrafshinën e Konicës-Sarandoporos, i cili bashkohet me sistemin në kufirin Shqipëtarë-Drinosit me burime në teritorin Grek i cili takohet me Vjosën në teritorin Shqiptar-Shushicë. Në teritorin Shqiptar, ka një sipërfaqe të përgjithshme të pellgut ujëmbledhës prej 6706 km2 nga të cilat 2341km2 në teritorin Grek dhe 4365 km2 në teritorin Shqiptar, ka një gjatësi të përgjithshme 321 km nga të cilat 49 km në teritorin Grek dhe 272 km në teritorin Shqiptar, prurja mesatare në hyrje të kufirit Shqiptar është 76.6m3/sek, ndërsa prurja mesatare në teritorin Shqiptar është 95 m3/sek, me një pjerrësi mesatare 0,2%.
Në një nga takimet e komisionit të përbashkët Shqiptare-Greke të ngritur për problemet e ujrave ndërkufitar ( më datën 13 prill 1984 u ngrit ky komision e në vijueshmëri) ekspertët e palës Greke parqitën një raport ” Mbi planet dhe programet për shfrytëzinin e lumit Aoos në teritorin Grek”
Në këtë studim paraqiteshin veprat hidroteknike të filluara në ndërtim dhe ato të prespektivës që pritej të fillonin. Këto vepra përfshinin h/cen., ujitje, furnizimin me ujë për përdorimin industrial, blektoral, turistik etj duke zbutur, sistemuar e disiplinuar lumin Aoos (Vjosa), por duke parashikuar devijimin e ujit në masën 68%,(52.2m3/sek) në drejtim të teritorit të tyre.
Kështu lumi Aoos (Vjosa) në teritorin Grek nuk është i “egër”, por i zbutur, i sistemuar, i disiplinuar dhe i devijuar.
Në teritorin e vëndit tonë që nga kufiri Shqiptaro-Grek e deri në derdhje në det ai është konsideruar e shpallur “lumë i egër”. Nga mungesa e ndërtimeve të veprave hidroteknike. Studime e projektime për këto vepra janë të shumta si për ndërtimin e disa h/c,vepra ujitëse, linja ujësjellësish etj, por dosiet e tyre rrinë prej shumë vitesh në pritje. Në kohë rreshjesh lumi Vjosa shkakton dëme të mëdha duke përmbytur sipërfaqe të mëdha tokash, prishur objekte të ndryshme, prishur rrugë, trase hekurudhore etj.
Në kushtet konkrete sygjeroj që pjesa e lumit nga kufiri Shqiptaro-Grek deri në Kalivaç të mbetet i paprekur për t’i bërë qefin simpatizantëve të emërtimit “Lumi i egër” dhe nga diga e Kalivaçit e deri në derdhje në det të ndërtohen vepra hidroteknike si:
Hidroçentrale, Kanale ujitës, Linja ujësjellësish për furnizimin me ujë të qyteteve Fier, Ballsh, Lushnje, Berat, Mallakastër, Tepelenë etj.
Të ndërtohet linja e ujit për eksport lumi Vjosa-ishulli Sazan-Itali duke bërë që projekti u shumë përfol në shumë vite. “Syri i kaltër-Itali” të mbetet në letër dhe burimet e Syrit të kaltër të mos preken.
Kështu lumi Vjosa në teritorin e vëndit tonë është një pjesë e egër dhe një pjesë i zbutur, i sistemuar, i disiplinuar e i padëmshëm e që sjell të mira materiale e rritje ekonomike.