Pse po largohet rinia?

2486
Sigal

Evdal NURI

“Jo kur iku gjermani i fundit, por kur do iki shqiptari i fundit…?!”

Dhe për datën e Çlirimi, politika është e ndarë ! Ca thonë në 28 , kurse të tjerët në 29- Nëntor. S’ka rëndësi ora , apo data kur u largua gjermani i fundit , por të shqetësohemi për largimin e shqiptarëve !

 1- “Pse të rinjtë shqiptarë duan ta braktisin vendin e tyre…?!” Shifra e fakte që të habisin, por dhe të tronditin! Gjendje e dëshpëruar dhe e pashpresë. Emigrimi potencial është rritur në vitin 2018 në 52%! Studimi tregon se tendenca më e fundit është, ajo e emigrimit të njerëzve që kanë mbaruar universitetin. Rinia e arsimuar ka dëshirë të madhe të emigrojë, kurse më parë ikën të rinjtë e varfër, por të pashkolluar. Po ikin të diturit e varfër! Për shumë vite me radhë, mosha e re e popullsisë është konsideruar nga ekonomistët si shpresa më e madhe e Shqipërisë drejt zhvillimit të shpejtë ekonomik. Por, kjo shpresë po shuhet! Të rinjtë po largohen, sidomos në Gjermani. U dëshpërova kur mësova se ketë vit në arsimin e mesëm janë regjistruar 31.800 nxënës më pak se vjet. Nga arsimi 9-vjeçar janë larguar 57,403 nxënës. Nga arsimi i lartë janë larguar 44,425 studentë. Këto , sipas I.N.S.T.A.T. Jam i bindur se ata e duan shkollën, por varfëria detyron të punojnë ,apo emigrojnë! Kjo është shumë shqetësuese. Krushka ime Paçi ka dy fëmijë në Greqi e dy në Amerikë. “Më mirë të kem mallin, sa t’i shoh hallin!” Atë e qindra mijëra të tjerë tek ne i mbajnë fëmijët që kanë jashtë. Ndryshe do të kishim marrë rrugët! Po”lulëzojnë” kurset gjermanisht, por dhe frëngjisht e anglisht. Duan të ikin sa më parë. “Këtu s’kam asnjë shpresë. As punë, as shtëpi, s’ke ku e s’i të jetosh!” Të rinjtë shqiptarë nga 15-29 vjeç duan të largohen përgjithmonë nga Shqipëria. Kjo është norma më e lartë në botë, me diferencë të theksuar nga të gjitha vendet e tjera, përfshirë ato në konflikte të armatosura. Jemi të parët në rajon, me 79% që duan të largohen. Vendin e dytë e zë Bosnjë-Hercegovina, me 62 për qind, e më pas Maqedonia me 51 për qind, ndërkohë që për Serbinë dhe Malin e Zi nën 50%. Statistikat e reja të publikuara nga Departamenti i Shtetit tregojnë se gati 13% e popullsisë provoi fatin duke aplikuar për lotarinë amerikane dhe aplikuesit janë shtuar nga viti në vit.

 

 2- Arsyet, pse largohen shqiptarët:

a-Varfëria

Në fakt Qeverisë s’i vjen për mbarë paçka se e ka braktisur dhe e ka shkatërruar edhe psikologjikisht, popullin e vet! Kjo është e çuditshme! Të paktën dhe në formë s’ka shqetësim! Pse të rinjtë po e braktisin vendin e tyre? Nuk ka punë, është shumë e vështirë jetesa. Në tremujorin e dytë të vitit papunësia për moshat nga 15-29 vjeç ishte 22.6 për qind, gati dy herë më e lartë se sa papunësia mesatare. Por, më shumë se sa mungesa e punës, të rinjtë i largon humbja e shpresës. Këtu nuk ka të ardhme. Largimi i të rinjve po shndërrohet në një nga problemet më të mëdha të Shqipërisë, një fenomen që ka pasoja të mëdha negative për të ardhmen e ekonomisë, financave publike, por edhe në rrafshin social. Që shqiptarët po ikin kjo dihet! Që do vazhdojnë të ikin edhe kjo dihet! Ajo që të habit e nuk dihet është, pse s’ka shqetësim për këtë fenomen? Shqiptarët po ikin pas tranzicionit të tejzgjatur që s’po mbaron tek ne! Mbarojnë shkollën e lartë e një në tre gjen punë .Shumica punon kamerier! Sipas statistikave të fundit të Bankës Botërore, Shqipëria renditet në vendin e fundit në rajon, për sa i përket nivelit të varfërisë. Mbi 181 mijë që përbëjnë 6.3 % e popullsisë jetojnë me 5 dollarë në ditë, Renditet, pas Serbisë, Maqedonisë, Bosnjës dhe Kosovës, për sa i përket varfërisë në vend. Edhe lindjet po pakësohen! Sipas INSTAT gjatë 9-mujorit 2018, numri i bebeve të lindura ishte 22% më e i ulët se e njëjta periudhë e një viti më parë. Këtë vit lindën 5266 bebe më pak dhe kjo rënie është shumë më e madhe edhe se skenari pesimist për projeksionet e popullsisë 2011-2031 lëshuar nga INSTAT. Kryeministri Rama gjatë vizitës në maternitetin e Sarandës jep mesazhin për të lindur më shumë fëmijë. Kollaj për t’i lind, por zor për t’i rritur. Kudo të fundit, për paga, pensione, të ardhura për frymë, për taksat e larta! Në këto kushte, shpresa e vetme mbetet emigrimi ! Emigrojnë, por ku venë ? Dhe atje s’është fushë me lule! Mbi 5 mijë fëmijë shqiptarë për arsye të gjendjes të vështirë ekonomike rezultojnë të trafikuar në vendet e Bashkimit Evropian. Sipas Europol fëmijët e trafikuar janë të moshës 12-15 vjeç. Edhe këtu keq! Shqipëria nuk ka paketë sociale minimale falas për energji, bukë, ujë e ilaçe, për personat pa të ardhura! 15 % e shqiptarëve jetojnë me lypje dhe sigurojnë vetëm 30% të ushqimit të domosdoshëm për të mbijetuar në ditë. Më habiti miku im, Abazi: “Një grua e veshur dhe e mbajtur mirë, e shoh tek rrëmonte disa arka me fruta e perime të prishura, që shitësi kishte për t’i hedhur në kazanin e plehrave! U preka shumë! Nxora nga 500 lekë dhe ia dhashë për të psonisur tek banaku ! Jam i bindur se kjo s’e zgjidhi hallin e saj, përveç një falënderimi që më bëri!” Papunësia e lartë ka sjellë dembelizmin, veçanërisht në mesin e të rinjve që është shumë shqetësues, duke e gjetur ngushëllimin në kafene! Kjo kufizon mundësitë për rritjen e standardeve të jetesës dhe rritjen ekonomike. Në tremujorin e katërt 2017, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri është 13.4%. Sa e saktë është, se ndër ata, që nuk bëjnë asgjë, pjesën më të madhe, pra rreth 65% e zënë ata ,të cilët as nuk po e kërkojnë një punë. Vetëm 35% e tyre janë ata që deklarohen si të papunë. Këta të rinj janë të moshës 15-29 vjeç, dhe në grup moshën e tyre zënë 1/3. Të njëjtat të dhëna tregojnë se, numri i atyre të rinjve në këtë grup moshë, të cilët janë në marrëdhënie pune fiksohet në 219 mijë. Flitet për uljen e nivelit të papunësisë. Njeriu s’ngopet me shifra, por me bukë. Të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave në vend tregojnë një të dhënë alarmante, 209 mijë të rinj në vendin tonë, as punojnë e as shkollohen!

b-Pasiguria

Kriminaliteti

Kemi shtim të krimit në moshat e reja, për shkak të varfërie, konflikte pronash, larje hesapesh, e pamundësi jetese minimale! Kështu, deri në dhjetor të vitit 2017 përfshin 550 raste, ndër të cilat janë raste plagosje, vrasje në tentativë, vrasje për shkak të hakmarrjes e gjakmarrjes e tjerë! Vlora, kryeqyteti i krimit? Në tre vite 80 raste vrasjesh dhe zhdukje personash! Vrasjet në vendin tonë janë në nivele alarmante krahasuar me mesataren e vendeve të Bashkimit Evropian. Ndonëse një vend i vogël me 3 milionë banorë, vrasjet kapin shifra alarmante, ku nga përllogaritjet zyrtare janë sa dyfishi i vendeve të Bashkimit Evropian!

Aksidenteve rrugore

S’ka ditë pa aksidente me pasojë vdekjen. Instituti i Statistikave raportoi se nga janar të këtij viti u regjistruan mbi 134 aksidente rrugore, shumë më tepër se vitin e kaluar . Tek ne të gjen vdekja, jo vetëm në rrugë, por dhe në trotuar!

Shërbim mjekësor shtetëror lë shumë për të dëshiruar

Rimbursohen ilaçet gati të skaduara e me një cilësi të ulët. Tek ne vdes para kohe, kurse jashtë s’të lënë të vdesësh. Këtë ma thotë një njeri i imi që jeton në Amerikë. Kjo është arsyeja një një shumicë e shqiptarëve jetojnë jashtë vetëm për trajtimin e shkëlqyer mjekësor. 30% më e lartë se norma e lejuar nga B E –ja. Tani jemi dyfishin më shumë! Po na shkurtohet jeta . Kryeqendra e shqiptarëve është cilësuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, si një nga tre qytetet më të ndotura në Evropë. Kanceri i mushkërisë është rritur me 25% në krahasim me vitet më parë. Në Shqipëri, vdekjet e shkaktuara nga ajri i ndotur, llogariten në 1400 persona në vit!

Qarkullimi i bllokuar

“Erdha nga Berati deri te ish-Shqiponja për 95 minuta. Vajta tek ‘Ali Demi”,75 minuta.” Në këto kushte pse s’praktikohet lëvizja e automjeteve me targa tek e çift ne ditët e javës? Kjo dhe për lehtësi në qarkullim, por dhe për pakësimin e ndotjes?! Përfundimisht tek ne është instaluar papunësia, varfëria, krimi, pasiguria dhe shpërfillja! Të rrënuar psikologjikisht, ekonomikisht, të denigruar moralisht, të pambrojtur, pa asnjë shpresë për ndryshim me këtë klasë politike, të rinjtë po ikin për të shpëtuar, se prindërit e tyre “e hëngrën kullotën” !