E kërcënuan me jetë pak ditë më parë, arbitri rikthehet sërish në fushë

90
Sigal

Fderata Shqiptare e Futbollit pak ditë më parë mori një vendim duke anuluar sfidën Kastrioti- Bylis e programuar për t’u luajtur në 9 prill në orën 15:00 në Kamëz për llogari të javës së 28 të Kategorisë Superiore, pasi një nga arbitrat ishte kërcënuar me jetë.

Që pas asaj situate kur u kërcënua me jetë së bashku me familjen e tij, kjo është sfida e parë që arbitri Juxhin Xhaja do të drejtojë.

FSHF ka zgjedhur ta kthejë përsëri në fushë Juxhinin, që të drejtojë ndeshjen mes Laçit dhe Partizanit në orën 15:00 të vlefshme për javën e 29-të të Superiores.